Turizmi shqiptar në një ekspozitë
Autori i Lajmit: red.
Mbrëmë në galerinë "Ibrahim Kodra" u hap ekspozita e piktores së re Eniela Veveçka me titull "Turizmi shqiptar". Gjatë ceremonisë së hapjes morën pjesë piktorë, profesorë të Akademisë së Arteve, artistë të fushave të ndryshme, miq e dashamirës të piktores. Do të jenë të ekspozuara rreth 30 krijime në grafikë dhe në vaj, në të cilat trajtohet tema e turizmit. Eniela Veveçka, megjithëse është një piktore e re, është pjesëmarrëse në disa ekspozita të rëndësishme dhe e vlerësuar shpesh për krijimet e saj në ekspozita të organizuara me tematikë të përcaktuar, si psh. me çmimin e tretë në Konkursin Kombëtar të Filatelisë. "Krijimet e saj, - na thotë kuratorja Merita Toçila, - janë impresionuese. Realitetin në të cilin jeton, ajo di ta përcjellë në një mënyrë krejt personale, ngjyrat dhe penelatat përcjellin emocionet e saj dhe arti për të është një mënyrë për të shprehur vetveten. Është vizioni i saj për gjërat, të cilit i jep formën që përcjell kërkimet dhe refleksionet e saj. Kjo duket në tematikën që ajo përzgjedh - Turizmi Shqiptar. Qytetet: Tirana, Berati, Kruja, etj, apo trashëgimia jonë kulturore; Apolonia, Ura e Tabakëve, etj, vijnë të realizuara me shumë sinqeritet, por edhe me një pjekuri artistike."
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008