E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silskoviç: “Tirana, skuadër me sa më shumë elementë të rinj”

Autori i Lajmit: red.
Traineri i ri i ekipit të Tiranës, i cili është emëruar në kreun e bankinës përpara disa ditësh, boshjaku Blaz Silskoviç, 48 vjeç, është prezantuar sot zyrtarisht përpara mediave. Tekniku i cili do të drejtojë “bardheblutë” në sezonin e ri futbollistik, ka zëvendësuar në këtë detyrë Sulejman Memën, një veteran i futbollit shqiptar, ish-lojtar i kësaj skuadre. Ai u shpreh për mediat, gjatë një konference për shtyp në Tiranë, se e njeh pak a shumë gjendjen e skuadrës që do të drejtojë. "I kam parë kushtet e stërvitjes së klubit dhe në përgjithësi jam i kënaqur. Njoh pak dhe lojtarët dhe mendoj se pas dy javëve, do ta njoh plotësisht skuadrën që do të drejtoj . Ai nënvizoi ndër të tjera se "do të mundohem që në skuadër të ketë sa më shumë elementë të rinj". Ish-futbollisti i përfaqësueses së ish-Jugosllavisë dhe i ekipeve të Hajdukut të Splitit, Marsejës dhe Askolit gjatë karrierës së tij si trajner, Silskoviç ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Bosnje-Hercegovinës. Blaz Silskoviç, me pasaportë kroate, ka nënshkruar me skuadrën e Tiranës një kontratë njëvjeçare.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›