Dinamo, Muça kërkon fitore edhe në Fier
Nuk di të ngopet Dinamo. Ndonëse ka mbyllur (jo matematikisht) hesapet për titull blutë e kryeqytetit duan fitore në çdo ndeshje. Edhe për takimin e sotëm trajneri Muça ka kërkuar përqendrim nga ana e lojtarëve të tij. “Nuk e besoj se ka eufori brenda skuadrës. Ne kemi një skuadër të pjekur, e cila e di se për çfarë luan. Pastaj duhet të fitosh çdo javë për të krijuar besimin te drejtuesit dhe normalisht lojtarët e kanë kuptuar këtë, sepse janë profesionist dhe duhet ta ngrenë cilësinë e tyre javë pas jave. Këtë duhet të bëjnë edhe në ndeshjen ndaj Apolonisë”, ka thënë ai.