E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rroga para ndeshjes, për motivim



Ka ndryshuar mentaliteti në Korçë. Nëse para një jave presidenti Zeqo premtoi një premio të majme për ndeshjen e sotme burime pranë klubit bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se është bërë gati fondi që nevojitet për të paguar deri në qindarkën e fundit të gjithë futbollistët që janë aktualisht pjesë e Skënderbeut. Pranë kësaj skuadre numërohen plot 31 lojtarë, një numër i lartë ky që luan dhe paguhet. Lajmi se pagat do të jepen para ndeshjes tashmë u është bërë e ditur futbollistëve. Kështu që ata do të “ngrohin” xhepat e tyre në prag të takimit më vendimtar të tyre. Nuk përjashtohet mundësia që premio të bëhet e ditur para takimit. Skënderbeu luan sot ndaj Shkumbinit në një ndeshje mjaft të rëndësishme për mbijetesën. Vetëm fitorja do tu jepte shpresa korçarëve për të shpresuar qëndrimin edhe për sezonin tjetër në Superligë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›