E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paro Laçi: S’e kam kërcënuar Albert Xhanin



Paro Laçi, administratori i Partizanit ka dhanë një prononcim për mediat, në lidhje me akuzat që ka hedhur Albert Xhani kundrejt tij. Presidenti i të kuqve ka deklaruar për mediat, se aksioneri Laçi e ka kërcënuar atë me jetë. Fakt që e ka mohuar kategorikisht aksionari i “demave”, i cili sqaron situatën ndërmjet tyre. “Në mënyrë absolute unë nuk e kam kërcënuar me jetë Xhanin. Unë vazhdoj të kem bashkëpunim me të, pasi jemi të dy aksionerë të kësaj shoqërie. Zoti Xhani ka pasur shumë probleme dhe e them me plot gojë sa ai në emër të Partizanit ka grabitur dhe mashtruar pa masë. Gjë që e bëri me Pirro Angjelin, por me mua nuk mund t’i bëjë pasi unë nuk jam Angjeli. Unë ndryshe nga presidenti, po punoj për këtë skuadër, pasi dua që ta ringjis në Kategorinë Superiore dhe jo të bëjmë ato deklarata duke thënë: “Mua nuk më intereson Partizani, le të zbresin edhe në të tretën etj”. Xhanit i them të vijë pranë ekipit dhe ta përkrahë atë, duke parë ndeshjet minimalisht. Unë do bëj një tolerancë kundrejt tij edhe pse gjithçka që financoj del nga xhepi im”, përfundoi Laçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›