E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo-Partizani, derbi do luhet në “Qemal Stafa”

Nga Bledar Kuka
Do të luhet në stadiumin kombëtar, "Qemal Stafa", ndeshja derbi mes Dinamos dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 26-të të Superligës. Ky fat për dy ekipet e shquara shqiptare ka ardhur sepse Tirana do ta luajë në Krujë, ndaj Kastriotit, takimin e kësaj jave. Bardheblutë kanë një kontratë me stadiumin në fjalë dhe Partizani e Dinamo mund të luajnë në "Qemal Stafa" vetëm kur Tirana luan jashtë. Lajmin për derbin në stadiumin qendror të Shqipërisë e ka konfirmuar edhe drejtori i "Qemal Stafës", Perikli Dhales. Së fundi, ka qenë vetë presidenti i klubit, Albert Xhani, që ka vlerësuar skuadrën e kuqe për ecurinë e javëve të fundit në kampionat. "Fitorja ndaj Elbasanit ishte shumë e vlefshme dhe e merituar, - mësohet të ketë thënë ai, - tashmë janë gati edhe shpërblimet për lojtarët, para që i takojnë sipas rregullores, për shkak të fitoreve". "Demat e kuq" zenë vendin e 4-t në tabelë, me vetëm 2 pikë më pak sesa Teuta e vendit të dytë, por me golaverazh më të mirë sesa ata. Shkëputja nga Tirana kryesuese, sidoqoftë, është plot 10 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›