E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala: Po nuk shënove, nuk fiton dot

Mesfushori shqiptar, Altin Lala, u mërzit shumë nga humbja e së dielës, që ekipi i tij Hanover 96 e pësoi në fushën e Bohumit (0-2). "Ne ishim ekipi më i mirë në fushë, - u shpreh kapiteni, për faqen zyrtare të klubit, - ne shpenzuam shumë energji, patëm shumë zotërim topi, por pa arritur të bënim atë që duhej para portës". Takimi i Bundesligës u zotërua më shumë nga miqtë, por u fitua nga vendasit. "Deri para golit të tyre ne kishim lojën në dorë, - vazhdoi Lala, - ekzekutuam gjithsej 10 goditje nga këndi dhe 3-4 goditje dënimi para zonës, por ne nuk mundëm të shënonim. Dihet që, në futboll, po nuk shënove nuk fiton dot". Trajneri Hecking theksoi se "ne patëm 65% zotërim topi dhe kjo tregon gjithcka, por do luftojmë për në Kupën UEFA".
Përgatiti: B.Kuka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›