E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, në formacionin e vitit në Francë

Lorik Cana ka zënë vend në 11 lojtarët më të mirë të kampionatit francez për këtë sezon (2006-2007). Faqja sportive franceze, "football.fr" shkruan se shqiptari ka dalë fitues bashkë me 10 futbollistë të tjerë, pas votimit të tifozëve në mbarë Francën. Gjakovari formon dyshen mbrojtëse të mesfushës, së bashku me kapitenin e Lensit, Keita. "Loriku ka një teknikë të shkëlqyer, - shkruan faqja franceze, - shumë qëndrueshmëri dhe përfaqëson një mur shumë të fortë para mbrojtjes.
Fakti tjetër i rëndësishëm është që Cana-Keita kanë lënë në stol si rezerva, dy lojtarët e Lionit kampion, jo më pak se brazilianin Zhuninjo Pernambukano dhe portugezin Tiago.
Shqiptari: Marseja ende shanse për në Champions
Kapiteni (për një natë) i Olimpikut është shprehur për mediat franceze se ekipi i tij ka ende shanse që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm. "Ndonëse humbëm në Lorient ne jemi gjithnjë në garë për në Ligën e Kampionëve", - thotë Cana. Sidoqoftë, sipas "Eurosportit", këto fjalë nuk paraqesin krejt realitetin, ndonëse OM është vetëm 4 pikë larg vendit të tretë. "Marseja po përpiqet të përdorë imazhin e Canës si kapiten për të fshehur dobësitë e skuadrës", - komenton televizioni.
Më i miri në Lorient për tifozët
Ndërkaq, tifozët marsejezë e nxjerrin Canën si lojtarin më të mirë në fushë, edhe në humbjen në Lorient (1-2). Shqiptari mori 43 për qind të votave në sondazhin e faqes zyrtare të klubit.
Përgatiti: B.Kuka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›