E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, opsioni Huntelaar

Edhe pse afati kalimtar i verës është mbyllur, Juventus vazhdon të shqyrtojë opsionet për transferimin e një sulmuesi, mundësisht në janar.

Si objektiv i ri i gjigantit italian përmendet emri i sulmuesit të Schalke 04, Klaas-Jan Huntelaar. Bianconerët gjatë verës shprehën interesim për Robin van Persien dhe Fernando Llorenten.

I pari iu bashkua Manchester Unitedit kurse i dyti qëndroi në Athletic Bilbao. Mediet italiane raportojnë se drejtuesit e Juventusit kanë filluar të mendojnë për holandezin Huntelaar i cili ngjashëm si Llorente ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›