E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo dështon me Modricën



Dinamo bëri një paraqitje të shëmtuar në ballafaqimin e parë të saj kundër boshnjakëve të Modricës, në turin e parë të Ligës së Kampioneve, duke humbur në shtëpi me rezultatin 2-0, me dy gola të realizuar në pjesën e dytë nga Miljkoviç (65’) e Stokiç (80’). Kjo ishte edhe humbja e tetë e Dinamos në shtëpi në kompeticionet europiane dhe 12-ta në Ligën e Kampioneve në 19 ndeshjet të zhvilluara. Për të dhënë edhe një statistikë më shumë, kjo ishte humbja e tretë 2-0 e bluve, pas atyre me Ajaksin (1980) dhe Beshiktashin (1986).
NDESHJA- Me katër argjentinas në formacionin shartues: Daniel Bortoja, Aleandro Paladinio, Agustino Tapia, Kristian Kampozano, nisi dhe dështuar e Dinamos "amerikano-latine"në Ligën e Kampioneve nën drejtimin e teknikut argjentinas, Marselo Havier Zuleta. Dinamo, me një formacion ku ishin të pranishëm vetëm katër lojtarë që shpallën e kampion i blutë, nëse në pjesën e parë pati një mori rastesh e bëri një lojë të pëlqyeshme, në të dytën ishte e varfër.
RASTET- Në pjesën e parë sulmuesi i Tiranës, i huazuar te Dinamo, Daniel Xhafaj nuk arriti të shfrytëzojë dy raste të mira në minutat 4 e 5. Mesfushori Allmuça ishte protagonist i një gjuajte therëse në të 7’, por sfera kaloi ngjitur me shtyllën pingule. Modrica ishte shumë e zbehtë në 15 minutat e para, madje thuajse nuk e panë zonën dinamovite. Në minutën e 18-të, mesfushori i talentuar Ilirjan Çaushaj ishte pranë golit, kur goditi fluturimthi, ndërsa portieri i Modricës e grushtoi topin më vështirësi. Në të 30’ Daniel Xhafaj goditi fuqishëm, por portieri Hadxhidulbiç priti me zgjuarsi. Dhjetë minuta më pas, mbrojtësi argjentinas i Dinamos, Alehandro Paladino goditi më kokë, por portieri boshnjak e devijoi në goditje këndi.
GOLAT- Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në fraksionin e dytë, në të 62’, Dinamo goditi shtyllën, por golin e shënoi Modrica, me anë të Vladimir Miljkoviç në minutën e 65’, në të vetmin rast të boshnjakëve, të cilët patën një tjetër mundësi të artë, pesë minuta më vonë me anë të Zafiroviç. Modrica kontrolloi tërësisht lojën, duke shënuar golin e dyte me anë të Stokiç në të 80’, duke i dhënë fund ëndrrës dinamovite për kalimin e turit të parë, pavarësisht se janë dhe 90 minuta të tjera për t’u luajtur në Bosnjë.

16 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›