E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo dorezon ambientet Besnik Sulaj drejt largimit

Dje ne mesdite ka nisur zbatimi i vendimit te Keshillit te Ministrave i cili kompleksin Dinamo ia ka kaluar Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Kjo e fundit ia ka dhene ne juridiksion Agjencise Kombetare te Sherbimit te Sporteve e cila mbi bazen e nje projekti shteteror do ta ktheje klubin ne nje fshat olimpik per te gjitha sportet. Klubit i ishte kerkuar qe te dorezonte te gjitha ambientet brenda dates 15 shkurt por kjo gje nuk eshte respektuar e mbi te gjitha drejtuesit e Agjencise se Sporteve nuk jane lejuar fillimisht te futen ne ambientet e klubit. Me pas me nderhyrjen e policise gjithcka eshte zgjidhur. Rreth ores 1000 te paradites Agjencia Kombetare e Sherbimit te Sporteve e shoqeruar nga forcat e rendit te Komisariatit Nr.2 ka ardhur ne klubin Dinamo per zbatimin e vendimeve. Policia ka bere inventarin se bashku me punonjesit e Agjencise si dhe ka marre objektin ne dorezim. E pas rreth dy ore e gjysme eshte larguar sigurisht pa dhene komente per ate cka u be ne klubin blu. Administratori Saliaj dhe drejtoresha Shala kane debatuar me njeri-tjetrin per ate qe po ndodhte ne klubin blu. Debatet e tyre jane pare dhe nga mediat te cilat kane marre dhe deklaratat perkatese. Ajo qe mbetet eshte se klubi Dinamo tashme eshte ne juridiksionin e Agjencise Kombetare te Sherbimit te Sporteve e cila kerkon ta ktheje ne nje qender olimpike shume funksionale per te gjitha sportet. Pas ngjarjes se djeshme ne ambientet e klubit eshte perfolur gjate per nje largim te mundshem te donatoreve te kesaj skuadre me ne krye presidentin e saj Besnik Sulaj. Duket se ketyre te fundit nuk u ka pelqyer fakti qe tani do te duhet te jene nen patronazhin e MTKRS-se ndaj edhe divorci me KS Dinamo duket i afert.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›