E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu largohet Muca prezantohet Duro

Duke filluar nga dita e djeshme Shkelqim Muca nuk eshte me trajner i skuadres se Skenderbeut. Ish-tekniku i Tiranes dhe Dinamos mesohet se eshte larguar perfundimisht nga drejtimi i korcareve pas humbjes ne fushen e vet ne kupe me Besen e Kavajes 1-3. Pas ketij takimi kreret e klubit bardhekuq kane zhvilluar menjehere nje mbledhje e cila ka vazhduar per disa ore dhe ne mesnate eshte marre vendimi qe tekniku te largohet nga drejtimi per rezultate te papranueshme sipas vete drejtuesve. Kujtojme se Muca ka qene gjithnje nen presionin e shkarkimit gjate ketij sezoni aq sa ne takimin e fazes se pare me Tiranen ne Korce edhe barazimi nuk do ta shpetonte nga largimi Skenderbeu fitoi 2-1. Vec kesaj tekniku i njohur tiranas ka qene i kontestuar nga tifozet dhe se fundmi edhe nga vete lojtaret te cilet thuajse nuk iu pergjigjen ne ndeshjen me Besen fakt te cilin e ka pohuar vete Muca ne deklaraten per shtyp pas ndeshjes. Shkelqim Muca eshte shkarkuar duke lene nje bilanc prej 12 fitoresh 3 barazimesh dhe 5 humbjesh ne 20 jave kampionat. Direkt pas largimit te teknikut tiranas nje tjeter trajner i shkolles se kryeqytetit Partizani ka marre drejtimin e Skenderbeut Shpetim Duro. Kete sezon Duro e nisi si trajner i Beses por tani ai shikohet si shpetimi i vertete i ujqerve te debores. Debutimi i Duros do te jete pikerisht ne supersfiden e se henes ndaj Flamurtarit nje prove e forte kjo per teknikun e ri i cili ka firmosur nje kontrate per deri ne fund te sezonit me te drejte rinovimi per nje sezon tjeter ndersa nuk behen te ditura detaje te tjera te kontrates qe lidhen me anen financiare. Shpetim Duro gjate karrieres se tij ka drejtuar edhe Partizanin e Bylisin si dhe ka qene trajner i Kombetares U-17 dhe ndihmesi i ish-trajnerit te Kombetares A Oto Baric. Ne drejtimin e Beses ai ka fituar Kupen dhe Superkupen e Shqiperise gjate edicionit te kaluar.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›