Sherri në Athinë, thikë në zemër emigrantit shqiptar
Një emigrant shqiptar është vrarë me thikë në zemër natën e së mërkurës në lagjen "Pertalona" të kryeqytetit grek Athinë. Viktima e vrasjes sipas policisë, është Albert Dorja, 30 vjeç nga Vlora.
Marko Caka/ Athine
Ngjarja ndodhi në orën 20:40 në sheshin "Merkuri", pas një sherri midis viktimës dhe një shqiptari tjetër emri i të cilit nuk është zbuluar akoma. Sipas disa dëshmitarëve okularë të ngjarjes, viktima Albert Dorja kishte kaluar në këtë shesh dhe ishte takuar me autorin e vrasjes. Dy protagonistët e ngjarjes kanë shkëmbyer disa fjalë, por më pas biseda është acaruar duke shkaktuar panik tek personat që ndodheshin përreth vendit të ngjarjes. Sipas policisë dhe dëshmitarëve okularë të ngjarjes, fillimisht dy shqiptarët u përleshën mes tyre me grushte pas mosmarrëveshjes që kanë pasur në debat e sipër. Më pas, autori i krimit ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në zemër 30-vjeçarin nga Vlora Albert Dorja. Menjëherë sapo ka kryer aktin makabër ndaj bashkëkombësit të tij, vrasësi është larguar në drejtim të paditur. Disa banorë dhe kalimtarë të zonës filluan të jepnin ndihmën e parë në kohën kur viktima ishte shtrirë përdhe dhe po jepte shpirt si pasojë e plagëve dhe humbjes së madhe të gjakut.
Autori i krimit
Personi që qëlloi me thikë në zemër emigrantin shqiptar besohet se ka qenë shqiptar, ndërsa ende nuk është mësuar asgjë rreth emrit të tij. Menjëherë pas krimit, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, duke dhënë ndihmën e shpejtë për 30-vjeçarin shqiptar, i cili është dërguar në spitalin më të afërt në kujdesin e mjekëve të Piresë. Megjithatë, ka qenë tepër vonë për t'i shpëtuar jetën viktimës, pasi 30-vjeçari kishte humbur shumë gjak prej hemorragjisë. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes disa minuta pasi kishte ndodhur krimi pa mundur të bien në gjurmët e vrasësit.
Megjithatë, sipas policisë lokale, ajo po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit, ndërsa ka shpallur në kërkim vrasësin e emigrantit shqiptar nga Vlora. Gjatë kësaj kohe policia ka marrë në pyetje dëshmitarë okularë për të mësuar mbi motivet e kësaj vrasje. Sipas policisë, viktima dhe vrasësi duket që kanë pasur njohje me njëri-tjetrin për shkak se para vrasjes ata u takuan qetësisht e më pas filluan debatin e ashpër mes tyre. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Athinës pasi është konfirmuar vdekja e tij nga ekspertët mjeko-ligjorë. Autoritetet menjëherë kanë marrë masa për të njoftuar të afërmit e viktimës dhe sipas policisë pritet që trupi i 30-vjeçarit nga Vlora të dërgohet në vendlindjen e tij në qytetin e Vlorës për t'u përcjellë në banesën e fundit.