E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirel Josa, trajneri i ri i Elbasanit

Mirel Josa do të jetë trajner i ekipit të Elbasanit për sezonin e ardhshëm. Akordi mes tij dhe presidentit të klubit Laze është arritur dje në mes ditë në kryeqytet ku Josa është bindur që të drejtojë ekipin e Elbasanit sezonin e ardhshëm. Presidentit te klubit të futbollit Elbasani, Arben Laze, i është dashur të zgjedhë mes trajnerësh dhe në fund ka bërë zgjedhjen më të mirë. Josa më parë ka drejtuar Vllazninë, Tiranën (kampion), Skënderbeun e Lushnjën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›