Xhaketat e zeza shqiptare ne Europe

Të aprovuar në vitin 1937, Luigj Shala dhe Llazar Mina janë dhe gjyqtarët e parë ndërkombëtarë shqiptarë, ndërkohë që në vitin 1946, Qazim Dervishi u bë gjyqtari i parë shqiptar që morri pjesë në një turne ndërkombëtar duke u zgjedhur edhe si gjyqtari më i mirë i Kampionatit të VIII Ballkanik. Gjithsesi, në vitin 1954, Ramazan Kuka u bë gjyqtari i parë me stemën e FIFA-s pas Luftës së Dytë Botërore. Gjyqtarët shqiptarë kanë qenë shumë pak të pranishëm në ndeshje ndërkombëtare në nivel kombëtaresh, por gjithsesi statistikat ofrojnë disa emra. "Albania" ju paraqet "bilbilat" që kanë gjykuar ndeshje përfaqësuesesh, zyrtare apo miqësore.
Ramiz Pregja në vitin 1965 (23 tetor) gjykoi ndeshjen kualifikuese Turqi-Rumani (2-1), të vlefshme për Kampionatit Botëror "Angli 1966".
Në vitin 1971 (24 shkurt), Faik Barjami gjykoi takimin Holandë-Luksemburg (6-0), të vlefshmë për eliminatoret e Kampionatit Europian të viti 1972, e të fituar me pas nga Gjermania.
Gjyqtari fierak Arsen Hoxha ka gjykuar takimin Rumani-Qipro (3-1) (2-0), të zhilluar, më 1 maj 1982 në Bukuresht, e te vlefshëm për eliminatoret e Euro 1984. Hoxha, i cili që nga viti 1992 jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka gjykuar edhe takimin e Ligës së Kampioneve, Dinamo e Bukuresht-Valerengen e Norvegjisë (3-1) në vitin 1982.
Edhe Dhori Prifti ka emrin e tij në skedat e ndeshjeve ndërkombëtare. Korcari arbitroi ndeshjen miqësore Shqipëri-Turqi (0-0), takim i luajtur në "Qemal Stafa", më 28 mars 1985.
Në vitin 1996 (8 maj), Luan Zylfo (i vrarë në gabimisht gjatë një atentati në vitin 1998 e ku në qendër të tij ishte ish-presidenti i Tomorit, Adrian Cobo) gjykoi takimin miqësor Greqi-Gjeorgji (2-1) të zhvilluar në Janinë.
Më 8 tetor të vitit 1996, ndërkombëtari Ylvi Kollari gjykoi takimin Luksemburg-Bullgari (1-2), të vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror të vitit 1998.
Gjyqtari i njohur Bujar Pregja ka gjykuar takimin Maltë-Gjeorgji (1-3, 10 shkurt 1998) të vlefshëm për turneun Rothmans.
Shqipëria vazhdimisht ka pasur gjyqtarë ndërkombëtarë, kjo dhe për shkak të kërkesave të FIFA-s, që cdo federatë të ketë arbitrat e saj. Aktualisht, gjyqtari tjetër ndërkombëtar shqiptar është Albano Janku (40 vjec), i cili gjykoi më 22 gusht 2007, ndeshjen San Marino-Qipro (0-1) të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian. Gjithsesi, Albano Janku (ndërkombëtar që nga 1 janar 2002, 9 ndeshje në total) ka gjykuar edhe ndeshje eliminatore të Kampionatit Europian U-21, përfshirë San Marino-Suedi (2003), Itali-Bjellorusi (2004), Hungari-Maltë (2005), Andora-Islandë (2006).
39-vjecari Sokol Jareci është gjyqtar ndërkombëtar që nga 1 janari i vitit 2000 dhe deri tani ka gjykuar 10 ndeshje ndërkombëtare: 4 ekipesh kombëtaresh në nivelin U-21 dhe 6 klubesh. Për eliminatoret Euro 2002 U-21: Bosnia Hercegovina-Izrael 2-4 (2001), Zvicër-Luksemburg 6-0 (2001); për kualifikueset Euro 2004 U-21: Danimarkë-Luksemburg 9-0 (2002); eliminatoret Euro 2006 U-21: Bosnjë Hercegovinë-San Marino. Në "listën" e Jarecit janë 5 ndeshje kualifikuese në Kupën UEFA dhe një ndeshje kualifikuese në Kupën Intertoto. Gjatë 10 takimeve ndërkombëtare Sokol Jareci ka dhënë 4 penallti (43 kartonë të verdhë e 7 të kuq). "Kulmin" e tij Jareci e ka në ndeshjen e parë të tij ndërkombëtare për klubet: në raundin e parë eliminator të Kupës UEFA, në sezonin 2001-2002, kur në takimin Sliema Uonderes-Matador Puchov (2-1) nxori 12 kartonë të verdhë (5-7) dhe 3 kartonë të kuq (1-2).