Dinamo, ende pa formë skuadra në Champions

Dinamo po kalon një krizë rekrutimesh edhe skuadra duhet të kompletohet me urgjencë në prag të ndeshjeve në eliminatoret e Ligës së Kampioneve. Elvis Sina, Hetlem Capja e Julian Brahja nuk mjaftojnë për të ndërtuar një skuadër kompetitive, teksa vështrimi i stafit dinamovit është hedhur nga shtëpia e rivalit të madh, Partizani. Gjergji Muzaka e Elis Bakaj mësohet se juanë në fokusin blu, ndërsa kontaktet kanë nisur edhe me Endri Vrapin (lojtar i lirë) dhe 17-vjecarin e talentuar Teodor Përlleshi. Të hënën priten të bashkohen me grupin edhe kroatët Goran Granic e Pero Pejic.