E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, faza përgatitore në Breshia

TEUTA- Skuadra durrsake do të zhvillojë një përgatitore luksi, teksa kampingu do të ngrihet në Breshia të Italisë. Tueta, në fakt është ende pa trajner, por presidenti Hasanbelliu mund ta zgjidhë problemin në fillim të javës së ardhshme. Faza përgatitore pritet të nisë, më 27 qershor, përpara se skuadra të niset drejt Italisë. Flamurtari zhvilloi vitin e kaluar përgatitoren në Lece
ELBASANI – Ervin Llani mund të jetë portieri i Elbasanit. Skuadra e presidentit Arben Laze ka nevojë të ngutshme për një portier cilësor, pasi Elvis Kotorri nënshkroi edhe për një sezon tjetër për Dinamon. Llani ka mbrojtur me sukses portën e Shkumbinit. Në listën emergjente të trajnerit Mirel Josa ndodhet edhe emri i sulmuesit Oriand Abazaj, i cili më parë ka luajtur për Tiranën e Kastriotin.
SHKUMBINI- Roland Dervishi pritet të nënshkruajë me Shkumbinin edhe për një sezon tjetër. Sulmuesi 26-vjecar ka pranuar ofertën e presidentit karizmatik, Xhavit Ismaili. Edhe Erjon Rizvanolli mund të rikthehet te skuadra peqinase. Ish-sulmuesi i Kastriotit ka zhvilluar një bisedë me bosin e Shkumbinit. Kapiteni i Shkumbinit, Lorenc Pashja pohoi se ende nuk e ka hedhur firmën, por ka mohuar se ka në plan të largohet nga Shkumbini,
BYLIS- Gjirokastriti Fejzo Shenaj ka nënshkruar për Bylisin. 23-vjecari, i cili luajti për Shkumbinin sezonin e kaluar, pranoi ofertën e kënaqshme financiare të presidentit të Bylisit, Kreshnik Kapllanaj.
APOLONIA -Skuadra fierake ende nuk ka konfirmuar blerjet e para për sezonin e ri edhe pse do të luajë në Kategorinë Superiore. Apolonia do të nisë fazën përgatitore, më 1 korrik, ndërsa grupi i lojtarëve do të jetë po ai që siguroi ringjitjen në Superligë. Maringlen Shoshi, i kërkuar me ngulm nga Partizani, konfirmoi qëndrimin e tij te Apolonia.
LUSHNJA- Dorian Bubeqi është ende në pritje të kontratës me Lushnjën, ndërkohë që edhe mesfushori Fatjon Topi dëshiron të luajë sërish me skuadrën e Artan Banos. Arber Ajazi, një-ish futbollist i Lushnjës luan në Itali me skuadrën Il Sole Liri, që merr pjesë këtë sezon në Serie C2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›