Vllaznia, të huajt nuk kalojnë traun

Asnjë nga katër futbollistët që erdhën për provë te Vllaznia nuk ka mundur të fitojnë besimin e stafit teknik të fituesve të Kupës së Shqipërisë. Kështu, portieri i Tuzit nga Mali i Zi, Vedad Dreshevic, mesfushori shqiptaro-kroat Leon Duka (Hajduk i Splitit), kosovaro-amerikani Afrim Lajci, dhe shqiptaro-amerikani Aleksandër Hanxhari (mesfushor sulmues) nuk do të jenë më pjesë e Vllaznisë, edhe pse për ta u fol se mund të ishin pjesë e skuadrës që do të luante në Kupën UEFA. Kongolezi me pasaportë gjermane Sasha Delain ka shtyrë mbërritjen në Shkodër. Arsyet janë humane: "ka nënën e sëmurë', teksa në Austri e Zvicër, Europiani ka arritur kulmin.