E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, në pritje të Gudelj

Presidenti (me rotacion) Refik Halili ende nuk ka vendosur të braktisë pistën Ivan Gudelj për stolin e Tiranës. Bosi i bardhebluve është në pritje të përgjigjes së kroatit, pasi mesa duket cështjet financiare janë mbyllur me sukses.
Tirana vazhdon presionin për të bërë siguruar shërbimet e lojtarëve të Partizanit, nënkampionit të Shqipërisë. Fillimisht është folur për Bledar Devollin, por në fokus është edhe Bledar Shkëmbi e Arbër Abilaliaj.
Së fundi është folur dhe për një rikthim të mundshëm të Ansit Agollit, dhe pse mund të ngjajë më shumë një spekulim mediatik, pasi mesfushori 25-vjecar luan në Finlandë prej dy sezonesh me Vaas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›