Dinamo fiton paster ne Tirane, eliminimi eshte i hidhur!
Dinamo largohet me nje fitore te bukur, por eliminohet ne menyre te deshperuar, nga kompeticionet e Evropes. Ne Euro Lige, mes tre ekipeve pjesemarrese nga vendi yne, ishte Dinamo ajo qe premtonte me shume. Ndaj ekipit finlandez te Lahtit, kryeqytetasit e kerkuan kualifikimin deri ne sekonden fundit, pa ia dal dot mbane. Ne "Qemal Stafa", 20 minutat e fundit te ndeshjes ishin emocionuese, per shkak se nje gol e ndante ekipin tone nga raundi i dyte kualifikues. Lahti, nje ekip pa pervoje ne arenen nderkombetare, por qe mbarte lojtare cilesore, si Jari Litmanenin, mbrojti rezultatin ne fund, duke arritur te kualifikohej. Blute fituan 2-0, por fitorja e kryeqytetasve nuk mjaftoi per shkak te humbjes se pare ne Finlande, 4-1. Diop ishte autori i dy golave per Dinamon. Pjesa e pare nisi me shume vrull dhe deshira e madhe e Dinamos per te gjetur golin u realizua, kur Diop shfrytezoi nje kros ne zone dhe ne zhytje e dergoi topin ne rrjete. Pas golit, ishte serish Dinamo kerkuese ne fushe. Kuli, ne sulm dhe Bakaj, kercenuan disa here porten e miqve. Pas perfundimit te pjeses se pare, Lahti eshte perpjekur qe te mbroje fitoren e ndeshjes se pare, kurse ekipi yne edhe per nje egoizem ne fushe, ne disa raste gaboi para portes. Gjithsesi, 20 minuta para perfundimit te ndeshjes, Diop shenoi golin e shpreses se madhe dhe ne kete moment u krijua pershtypja se do te realizohej goli i trete, i deshiruar nga tifozet e pranishem ne stadium. Perpjekjet e Dinamos nuk sollen asgje te re. Nje eliminim i hidhur per ekipin tone, qe ndonese kishte kohe qe pergatitje dhe veproi fuqishem ne merkaton e veres, nuk arriti dot te siguronte kualifikimin per ne raundin e dyte te Euro Liges. Nje eliminim qe Dinamo nuk e meritonte, por erdhi per shkak te gabimeve qe u shenuan ne ndeshjen e pare.
Eliminimi
Dinamo eshte eliminuar nga Evropa dhe tani blute, do te nisin pergatitjet per sezonin e ri futbollistik. Dinamo pas eliminimit nga Evropa, do te beje nje analize, per te nxjerre pergjegjesite e duhura. Priten ndryshime ne skuader ne vigjilje te kampionatit, ku objektivi i shpallur eshte ai i titullit kampion. Pas ndeshjes eshte siguruar se trajneri Shkelqim Muca, do te vazhdoje projektin per te nxjerre ekipin kampion.