Vllaznia kualifikohet, ftese R.Vjenes
Aranit Muraci
Vllaznia kualifikohet ne raundin e dyte te Euro Liges. Shkodranet barazuan dje me irlandezet e Sligo Roversit 1-1, ne ndeshjen e kthimit te Euro Liges. Fitorja e ndeshjes se pare, 2-1 ne Irlande, vendosi per kualifikimin e mundshem. Vllaznia perseriti suksesin e vitit te kaluar. Kuqeblute hodhen nje hap te sigurt ne ndeshjen e pare, kurse ne Shkoder administruan rezultatin ne nje menyre perfekt. Shkodranet perdoren kundersulmin, edhe pse ne fillim miqte u treguan me te rrezikshem. Shtubina ne '37 me nje zbritje te shpejte, goditi fort dhe gjeti te papergatitur portierin e Sligos, duke shenuar golin e pare dhe te sigurise, per te kualifikuar Vllaznine. Sulmuesi ia dedikoi tifozeve, qe ne kete ndeshje e kishin krahasuar me Lionel Mesin, ne nje parulle qe shpalosej ne stadium. Pas golit loja ra per te dy ekipet. Ne pjesen e dyte Vllaznia leshoi disi ne loje dhe Sligo, ne minutat e fundit kerkoi qe te permbyste rezultatin. Miqte e gjeten golin e barazimit ne '84, me ane te lojtarit kryesor te formacionit, Rin. Pas golit, tensioni ne radhet e Vllaznise eshte shtuar dhe sulmuesi kryesor, Viorenin Sinani, doli me karton te kuq nga loja. Sinani la fushen e blerte dhe ekipin me 10 lojtare, duke sjelle dritherima ne stadium, per shkak se kualifikimi u vu ne rrezik. Deri ne fund Vllaznia mbrojti rezultatin e barabarte, duke prere me merite te plote, nje bilete ne raundin e dyte. Rapidi i Vjenes do te jete kundershtari i Vllaznise ne raundin e dyte kualifikues ne Euro Lige. Vllaznia e kaloi me sukses raundin e pare, duke realizuar objektivat dhe entuziazmoi gjithashtu tifozet e saj, te shumte te numer. Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Hasan Lika, edhe pse pa portierin e pare, nuk e paten te veshtire te administronin fitoren e arte qe siguruan ne Irlande, nje jave me pare, me Sligo Roversin. Ne takimin e kthimit, ne "Loro Borici", Vllaznia edhe pse nuk arriti te fitonte, gezoi per kalimin e turit ne raundin e dyte kualifikues.
Shqiperia
Vllaznia eshte ekipi i trete shqiptar qe kalon ne raundin e dyte. Dy ekipet e tjera ishin kualifikuara automatikisht. Tirana do te ndeshet nje jave me vone me Stabekun e Norvegjise, ne "Champions" dhe ne Euro Lige merr pjese edhe Flamurtari qe do te perballet me Madheruell.
Atmosfera
Ne Shkoder feste, stadiumi i mbushur plot
Ne nje stadium te mbushur me tifoze, Vllaznia nuk kishte si te zhgenjente. Shkodranet gjeten kualifikimin, duke gezuar mijera te pranishem, te cilet kishin kohe qe prisnin ekipin qe te rikthehej ne ndeshjen evropiane. Pas Napolit te madh, qe fitoi nje vit me pare, dje stadiumi i Shkodres kishte nje entuziazem te njejte. Te pranishem, pervec tifozeve te shumte, ishin edhe personalitete te shumta. Kualifikimi pritet te sjelle nje atmosfere te jashtezakonshme pak dite me vone, kur ne Shkoder te mberrije Rapidi i Vjenes.