Shtyhet disa ndeshje te Seria A, shkak debora
Ndeshja mes Fiorentines dhe Milanit, e cila ishte planifikuar qe te luhej dje ne mbremje,si edhe ndeshja tjeter mes Bolonjes dhe Atalanes eshte anuluar per shkak te debores. Dy ndeshjet kryesore te Seria A nuk jane luajtur, pasi ne oren e fundit eshte marre vendimi qe ato te shtyhen, pasi kushtet atmosferike nuk garantonin ecurine normale te lojes. Pervec dy ndeshjeve te Seria A jane anuluar ne te gjithe Evropen nje sere ndeshjesh te tjera. Ne Seria B dhe ne mjaft kampionate evropiane nuk jane luajtur disa nga ndeshjet e planifikuara per shkak te debores. Ndeshjet e djeshme kane qene te fundit per shumicen e kampionateve per kete vit. Por para se te vendoset per pauzen dhe merkaton e dimrit do te vendoset se kur do te zhvillohet ndeshjet e prapambetura. Edhe pse mjaft ndeshje te Seria A rrezikojne qe te mos zhvillohen, pasi debora ka mbuluar tere territorin e Italise.