E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo hakmarrja e ëmbël ndaj Besës



Dy gola të mesfushorit të Kombëtares, Emiljano Vila, i siguruan tri pikë e para Dinamos në kampionat, në fitoren 2-1 ndaj Besës, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superligës. Humbja e javës së parë ndaj Flamurtarit (1-0), solli shqetësime të mëdha në kampin dinamovit, por trajneri argjentinas Luis Manuel Blanko ia doli të fitojë ndaj formacionit të Besës, ndaj të cilit kishte humbur 3-1 në finalen e Superkupës së Shqipërisë. Mesfushori durrsak, Emiljano Vila, i huazuar nga Dinamo e Zagrebit te Dinamo e Tiranës, shënoi në minutën e 20-të, duke krijuar besim te 18-herë kampionët e Shqipërisë. Gjyqtari Lorenc Jemini anuloi një gol të Sokol Cikalleshit në minutën e 33-të, përpara se sulmuesi i talentuar i Besës të barazonte në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Në minutën e 65-të, Vila, në superformë shënoi golin e dytë të Dinamos, ndërkohë që Cikalleshi tronditi shtyllën e bluve në minutën e 82-të. Në minutën e 89-të, lojtari i Kombëtares U-21 la fushën i dëmtuar, vetëm pak ditë nga zhvillimi i ndeshjes kundër Azerbajxhanin për eliminatoret e Kampionatit Europian U-1 2011. Në javën e tretë, Besa do të luajë në shtëpi (pa shikues) me Flamurtarin, që nga ana e tij i ka fituar të dy takimet e para, ndërkohë që Dinamo do të udhëtojë drejt Durrësit për tu përballur me Teutën.

Kastrioti – Vllanzia 0-0
Kastrioti dhe Vllaznia ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë pa gola në Krujë. Një ndeshje e ashpër midis dy formacioneve, e zhvilluar në temperatura të larta. Gjyqtari Kridens Meta dha shtatë kartonë të verdhë, ndërsa vlen të përmendet, se pas një dyluftimi midis Marko Jovanoviçit të Vllaznisë dhe Erjon Xhafës së Kastriotit, ky i fundit luajti nga minuta e 76-të i fashuar në kokë pas çarjes në vetull. Golashënuesi i njohur i Vllaznisë, Vioresin Sinani, luajti si zëvendësues nga minuta e 62-të kur hyri në lojë në vend të Edon Hasanit. Pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Shqipërisë me Rumaninë e Luksemburgut, Vllaznia do të luajë në javën e tretë kundër Laçit në Shkodër, ndërsa Kastrioti do të luajë në “Ruzhdi Bizhuta” kundër Elbasanit. Për Kastriotin ky ishte barazimi i dytë rresht në dy ndeshjet e para të sezonit, ndërkohë që për të dyja skuadrat ky ishte barazimi i 5-të në 18 ndeshje historike midis tyre (4 fitore Kastrioti, 9 fitore Vllaznia). Trajneri i Vllaznisë, Mojash Radonjiç, nuk ka humbur në dy ndeshjet e para: një fitore kundër Bylisit (3-2), një barazim kundër Kastriotit (0-0)

Bylis – Elbasani 1-2
Elbasani u largua triumfator nga “Adush Muça” me një fitore 2-1 kundër vendasve të Bylisit, falë një goli të minutës së fundit të realizuar nga Armando Sadiku (90’), në një ndeshje thriller ku në katër minutat e fundit u shënuan dy gola. Orgest Gava shënoi i pari në minutën e 63-të, për Elbasanin e Krenar Alihmehmetit, por tri minuta përpara kohës së rregullt Madjo barazoi rezultatin për Bylisin. Në limitin e ndeshjes, pak para fërshëllimës finale të gjyqtarit Artan Taullai, sulmuesi Sadiku shënoi golin e fitores së rëndësishme për verdheblutë. Në javën e tretë, Bylisi do të përballet në kryeqytet me Tiranën (në krizë rezultatesh), ndërsa Elbasani do të presë Kastriotin. Kjo ishte fitorja e 5-të e Elbasanit në 11 ndeshje historike me Bylisin (5 fitore, 1 barazim). Për Bylisin, që pësoi humbjen e dytë rresht, kjo ishte hera e dytë që mundet me një gol të minutës së fundit. Edhe në ndeshjen e humbur kundër shkodranëve 3-2, Jovanoviç i Vllaznisë shënoi në minutën e 91-të.

Sot, Skënderbeu-Teuta

Sot do të luhet Skënderbeu-Teuta (17:00, në Pogradec). Në javën e parë, Skënderbeu fitoi 2-0 në tavolinë me Besën, ndërsa Teuta barazoi 0-0 me La}in në Durrës. Të hënën zhvillohet ndeshja e fundit e javë së dytë, Laçi-Shkumbini (17:00). Shkumbini barazoi 2-2 në javën e parë me Kastriotin.

DETAJI

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA II

Të premten
Flamurtari-Tirana 2-1

Të shtunën
Dinamo-Besa 2-1
Kastrioti-Vllaznia 0-0
Bylis-Elbasani 1-2

Të dielën
Skënderbeu-Teuta 17:00

Të hënën
Laçi-Shkumbini 17:00

KUZHE
I pranishëm në këtë takim ishte dhe trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, i cili ndoqi në aksion, jo pak por katër lojtarë të përfaqësueses: portierin Isli Hidi, si dhe tre mesfushorët Elis Bakaj, Gjergji Muzaka dhe Emiljano Vila.

STASTIKA
Për Dinamon kjo ishte fitorja 68-të në 117 ndeshje historike me Besën (20, e fundit në mars të vitit 2007).

DETAJE
Dinamo mori revanshin e finales së Superkupës ndaj Besës, kundër së cilës humbi 3-1

Besa në dy ndeshjet e para nuk ka grumbulluar asnjë pikë, njësoj si Bylisi

Emiljano Vila shënoi dopjetën e parë të këtij kampionati, ndërkohë që u barazua me Daniel Xhafajn e Flamurtarit

Për trajnerin e Dinamos, Blanko, kjo ishte fitorja e tij e parë kundër një skuadre shqiptare

Besa nuk fiton prej nëntë ndeshjesh me Dinamon, kur të fundit e ka fituar atë 2-0, më 31 mars të vitit 2007

Curri: “Në Rumani për lojë bindëse”

Mbrojtësi i Kombëtares, Debatik Curri, beson se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të bërë një paraqitje pozitive kundër Rumanisë, ndaj së cilës në ndeshjen e fundit për eliminatoret e Euro 2008-s humbëm 6-1. Polivalenti” Curri, karriera ndërkombëtare e të cilit me fanellën e përfaqësueses daton, më 22 mars të vitit 2006 në barazimin 0-0 me Gjeorgjinë në “Qemal Stafa” (atëherë nën drejtimin e Hans Peter Briegelit), në prag të nisjes eliminatoreve të Kampionatit Europian 2012, tha: “Natyrshëm që pretendojmë një paraqitje të mirë. Vijmë pas disa rezultateve pozitive (pesë miqësore të suksesshme) dhe besoj se kemi dhe motivimin e duhur. Dëshirojmë të tregojmë se ky grup lojtarësh mund të zhvillojë lojëra të bukura”. Curri, i cili tani luan në Turqi me Gençlerbirlixhi, golin e tij të vetëm më përfaqësuesen e ka shënuar kundër Holandës në kualifikueset e Euro 2008-s (11 tetor 2006, 2-1). Shqipëria do të luajë, më 3 shtator kundër Rumanisë në transfertë dhe më 7 shtator me Luksemburgun në Tiranë

Rumania zbardh listën anti-Shqipëri

Trajneri Razvan Luçesku zbardhi listën prej 23 lojtarësh për ndeshjet kundër Shqipërisë (3 shtator, Piatra-Neamt) dhe Bjellorusisë (7 shtator, në Minsk) për dy ndeshjet e para eliminatore të Euero 2012-s.

Portierë: Bogdan Lobonţ (AS Roma), Costel Pantilimon (FC Timishoara), Ciprian Tatarushanu (Steaua Bucureshti);

Mbrojtës: Cristian Chivu (Inter), Gabriel Tamash (Ëest Bromëich Albion), Cristian Sapunaru (FC Porto), Razvan Raţ (SHahtior Doneţk), Ovidiu Dananae (Universitatea Craiova), Vasile Maftei (Unirea Urziceni), Mihai Neshu (FC Utrecht);

Mesfushorë: George Florescu (FC Alania Vladikavkaz), Gabriel Mureshan (CFR Cluj), Cristian Tanase (Steaua Bucureshti), Razvan Cocish (Al-Nassr), Mirel Radoi (Al-Hilal), Gabriel Torje (Dinamo Bucureshti), Ciprian Deac (FC Schalke 04), Ovidiu Herea (Rapid Bucureshti) shi Mihai Raduţ (Steaua Bucureshti);

Sulmues: Marius Bilashco (Unirea Urziceni), Ciprian Marica (VfB Stuttgart), Bogdan Stancu (Steaua Bucureshti), Daniel Niculae (AS Monaco).

Formula 1,
Mark Ueber, pole në shi

Lideri i kampionatit, australiani i skuderisë Red Bull, Mark Ueber (161 pikë), koleksionoi “pole position” në Çmimin e Madh të Belgjikës, në cirkuitin e “SPA”-së, me kohën më të mirë (1'45"778), duke lenë pas britanikun Luis Hemiliton (1'45"863), i dyti (157 pikë) në renditjen e përgjithshme në Kampionatin Botëror të Formula 1, në një provë të tretë kualifikuese të shoqëruar edhe nga shiu. Shoku i ekipit të Ueberit te skuderia Red Bull, gjermani Sebastian Fetel, i treti (151 pikë) në luftën për titull do të niset nga vendi i katërt, pasi polaku Robert Kubika me Renonë e tij ia doli ta lërë pas në gridën e nisjes.
Xhenson Baton, shoku i Hemiltoni te Meklaren, ishte i pesti, përpara Felipe Masës së Ferrarit që gaboi në xhiron finale.
Lideri i skuderisë italiane, Fernando Alonso, i cili ishte më i miri në praktikat e ditës së premte, mori një rezultat të keq në provat zyrtare duke u renditur i 10-ti, kjo dhe për shkak të shiut. Përpara tij janë dy makinat Uiliams, me Rubens Barikelosn dhe Niko Hulkenbergut, respektivisht në vendin e shtatë dhe të nëntë, të shoqëruar nga Andre Sutil i Force-India në vendin e shtatë. Sesioni i provave nisi në një mënyrë spektakolare, kur Vitali Petrov u përplas në një ditë të keqe për Renonë.
Shtatë herë kampioni i botës, Mikael Shumaker u rendit i 11-ti, vetëm një vend përpara shokut të tij te skuderisë Mercedes, Niko Rosberg, por ky u fundit u dënua me zbritjen e pesë vendeve në gridën e nisjes për shkak të ndërrimit të pa paralajmërua të boksit të marsheve. Nga ana tjetër, edhe Mikael Shumaker, do të vuajë dënimin për penalitetin me zbritjen e dhjetë vendeve për shkak të përplasjes së tij me Rubens Barikelon në Çmimin e Madh të Hungarisë. Pas 12 garave të zhvilluara, nga 19 në total, Mark Ueber kryeson me 161 pikë, katër më shumë se Luis Hemilton, 157. Fetel (151), Baton (147) dhe Alonso (141) janë ende në garë për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe shtatë gara për t’u zhvilluar. Renditjen e konstruktorëve e kryeson Red Bull me 312 pikë, i ndjekur nga Meklaren (308) dhe Ferrari (238 pikë). Mercedes (132) dhe Reno (106) janë ekipet e tjera që janë mbi kufirin e 100 pikëve.

12 pole
Për skuderinë Red Bull ky ishte pole i 12-të në 13 gara kualifikuese të zhvilluara deri tani.

Çelsi “shtyp” edhe Stok Sitin

Lideri i Premier Ligës, Çelsi ruajti suksesin e tij 100 për qind në startin e këtij sezoni me një fitore të rehatshme 2-0 kundër Stok Sitit, suksesi i tretë radhazi në po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë gol në tre takimet e para të këtij sezoni. Frnek Lampard gaboi nga pika e bardhë në penalltinë e pritur nga Tomas Sorensen, përpara se Florent Malouda (32’) të shënonte golin e parë pas një pasimi fin të Xhon Territ. Portieri Sorensen shkaktoi një faull ndaj Nikolas Anelka, dhe Didier Drogba (77’, nuk gaboi nga 11-metërshi. 14 gola në 3 ndeshje për kampionët në fuqi të Anglisë, asnjë gol i pësuar për skuadrën e Karlo Ançelotit. Andrej Arshavin i dhuroi fitoren Arsenalit teksa “topçinjtë” treguan edhe një herë se janë një skuadër me nerva të çelikta në triumfin kundër Blackburnit në transfertë. Teo Uallkot i dha avantazhin londinezëve në “Eëood Park”, duke mposhtur në minutën e 20-të Paul Robinsonin. Por, Mam Biram Diouf barazoi pas vetëm shtatë minutash për Roversat pas një pasi të El-Hadji Dioufit. Arshavinin shënoi golin fitues (51’) pas një përpjekjeje të Seks Fabregasit.

Dramë për “Ujqërit” e
Volfsburgut, nga 3-0 në 3-4

Mainc 05, ish-skuadra e Jahmir Hykës, regjistroi një fitore të pabesueshme në transfertë kundër Volfsburgut, duke përmbysur rezultatin 0-3 në 4-3. Diego e festoi debutimin e tij të hidhur me një gol, pikërisht atë 3-0 në minutën e 30-të. Dzeko (23’, 27’) u kishte dhënë më parë avantazhin e shpejtë vendasve. Pas minutës së 39-të, me golin e Rasmusenit, nisi edhe tërmeti i Maincit: Soto (48’), Shyrle (58’) dhe Szalai (85’) kompletuan fitoren historike. Të premten, Bajerni humbi 2-0 më Kaiserlauternin. Humbje pësoi edhe Schalke 04 (1-2) me Hanoverin e Altin Lalës. Nurembergu i Albert Bunjakut (73 minuta në lojë) humbi 2-1 në shtëpi me Frajburgun.

29 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›