E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulio Iglesias, martohet pas 20 vjetësh me të dashurën



Këngëtari spanjoll 66-vjecar Hulio Iglesias dhe e dashura e tij 44-vjecare, bukuroshja Miranda Rijinsburger, janë martuar në një ceremoni që u zhvillua në Marbella të Spanjës. Iglesias dhe ish-modelja e lindur në Holandë, u takuan për herë të parë në vitin 1990 në Indonezi dhe që prej asaj kohe ata nuk janë ndarë për asnjë moment. Në cermoninë e tyre martesore, që u mbajt të martën, të pranishëm ishin pesë fëmijet e tyre, të moshave nga 13 deri në 3 vjeç : Miguel, Rodrigo, Kristina, Victoria dhe Guillermo. Hulio ka qënë i martuar me Isabel Preysler, e cila është edhe mamaja e këngëtarit Enrikue dhe dy fëmijëve Chabeli e Julio Jr.
Sharliz Theron
Magjeps edhe në moshën 35-vjecare
Aktorja afrikano-jugore Sharliz Theron ka një të shkuar si modele dhe kjo nuk do shumë të kuptohet nëse shikojmë setin e fundit të fotove të saj në revistën “Elle”. 35-vjeçarja zotëron një bukuri me përmasa botërore sa edhe në këtë moshë ajo arrin të magjepsë me pozat seksi dhe provokuese. Kohët e fundit ka dalë në treg filmi i saj “The Road” nga Xhon Hillcoat, por Sharliz Theron u bë e njohur me “Avokati i Djallit”, “24 orë” e mbi të gjitha me filmin “Monster”, me të cilin fitoi çmimin “Oscar” si “Aktorja më e Mirë në vitin 2004”.
Xhenifer Aniston
Zhvishet për herë të parë në një film
Ylli i serisë “Friends”, Xhenifer Aniston, për herë të parë në karrierë do të shfaqet nudo në filmin komedi “Wanderlust”.
Aktorja 41-vjeçare do të luajë rolin e gruas së martuar, e cila vendos që me bashkëshortin që luhet nga Pol Rad, të jetojë si hipi, njofton faqja e internetit “Hollyë///ood life”. Në një skenë ajo shpërthekon këmishën për të tërhequr vëmendjen e ngasësit të buldozerit, fle me shumë meshkuj dhe lëshohet në seks grupor edhe me dy gra të tjera, njëra prej të cilave është shtatzënë dhe konsumon drogë.
Lejdi Gaga
Bëhet e pavdekshme në dyllë
Superylli i pop muzikës, Lejdi Gaga, do të bëhet e pavdekshme kur të vendoset përkrah punimeve të shumta nga dylli në muzeun “Madame Tussauds”. Bosët e muzeut të Londrës po krijojnë një seri figurash të Lejdi Gagës në dyllë, për t’i shpërndarë në të gjitha degët e Tussauds në botë, si në Nju Jork dhe Londër. Sipas “MTV Neë///s”, punimet nga dylli të cilat do t’u kushtojnë bosëve të
muzeut “Madame Tussauds” rreth 1.5 milionë euro, pritet të lançohen në vitin 2011.

29 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›