ISSH: Skema që duhet të ndjekë një ushtarak për të përfituar pension
TIRANË - Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardh skemën që ndiqet në rastet kur një ish-ushtarak aplikon për pension. Specialistët shpjegojnë kriteret që ndiqen në rastet kur ish-ushtarakët kërkojnë të përfitojnë pensionin sipas statusit që kanë. Gazeta po boton dokumentet që duhen për të përfituar një pension si dhe procedurën që do të ndjekë kërkesa derisa të merret një vendim përfundimtar për të. Të dhënat e sakta që duhet të përmbajë kërkesa për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për pension suplementar për ushtarakët, dhe regjistrimi i saj. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe të gjitha llojet e pensioneve suplementare të ushtarakëve që parashikon ligji nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, caktohen në bazë të ligjit të mësipërm pas nënshkrimit nga i interesuari të formularit-tip të kërkesës, të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Dorëzimi
Kërkesa së bashku me dokumentet e nevojshme paraqitet nga vetë i interesuari në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të rrethit ku : ndodhet vendi i fundit i punës ; vendi i banimit të përhershëm për të gjithë personat e tjerë të cilët nuk kanë qenë në marrëdhënie pune në momentin e lindjes së të drejtës për pension. Kërkesa regjistrohet në regjistrin e kërkesave për pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe për pensionet suplementare të ushtarakëve, në datën e paraqitjes. Në këtë regjistër (i cili plotësohet në të gjitha rubrikat që ka), regjistrohet edhe kërkesa për rishqyrtimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe të pensionit suplementar të ushtarakut.
Datat
Datë e paraqitjes së kërkesës për pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për pensionin suplementar për ushtarakun, do të quhet data e regjistrimit të saj, ndërsa kur ajo dërgohet me poste quhet data e vulës postare e vendit të nisjes. Datë e paraqitjes së kërkesës për pension suplementar për ushtarakët që deklarohen invalid të plotë a të pjesshëm ose deklarohen të paaftë plotësisht do të konsiderohen data e regjistrimit të Fletë –Drejtimit për në KMCAP. Kërkesa shqyrtohet nga organi i sigurimeve shoqërore brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së saj dhe merret vendimi për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose për pensionin suplementar të ushtarakut. Kur kërkesa për pension nuk shoqërohet me të gjitha dokumentet e nevojshme, brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së saj njoftohet i interesuari për mangësitë e dokumenteve që ai duhet të plotësojë. Në rast se brenda 30 ditëve nga data e njoftimit ai nuk paraqet dokumentet plotësuese, i kthehen zyrtarisht të gjitha dokumentet e paraqitura duke bërë
shënimet përkatëse në regjistër. Në këtë rast data e regjistrimit të parë nuk ka vlerë përsa i përket zënies së afatit për fillimin e përfitimit të kërkuar. Organet e Sigurimeve Shoqërore kanë të drejtë të verifikojnë dokumentet e paraqitura për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose për pensionin suplementar
të ushtarakut, kur dyshojnë në vërtetësinë e tyre. Ato gjithashtu udhëzojnë personat për dokumentet që duhen plotësuar dhe mënyrën e plotësimit të tyre.
Box
Dokumentet e nevojshme për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe të pensioneve suplementare të ushtarakëve
1. Mosha
a. Certifikatë të gjendjes familjare
2. Periudhën e vjetërsisë së shërbimit aktiv si ushtarak
a. Vërtetim për vjetërsinë e shërbimit aktiv si ushtarak, nga dikasteri përkatës
b. Vërtetim për internimin për motive politike
c. Dëshmi penaliteti
d. Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit për motive politike.
3. Të ardhurat.
a. Për pensionin suplementar të pleqërisë së ushtarakut:
-vërtetim nga dega e përfitimeve në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, që ushtaraku i dalë në rezervë ose në lirim përfiton pension pleqërie nga skema e detyrueshme e
sigurimeve shoqërore
b. Për pensionin suplementar familjar, të familjarëve në ngarkim të ushtarakut:
- certifikatë vdekje e ushtarakut;
- vërtetim nga dega e përfitimeve e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, që përfitohet pension familjar nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, në të cilin të
shënohet; lloji i pensionit familjar (i rrjedhur nga një vdekje natyrale, ose nga aksident në
punë), dhe pjesëtarët në ngarkim të cilët e përfitojnë atë
c. Për pensionin suplementar të invaliditetit:
- vërtetim nga dega e përfitimeve e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, që
ushtaraku i dalë në rezervë ose në lirim përfiton pension invaliditeti nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore në të cilin të shënohet: pensioni i invaliditetit që përfitohet është i
plotë apo i pjesshëm, dhe nëse pensioni i invaliditetit është i caktuar si rezultat i një aksidenti në punë ose si rrjedhojë e një sëmundje të përgjithshme
5. Për përfitimin suplementar për rehabilitim ose parandalim sëmundje
-Vërtetim nga dega e përfitimeve e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, në të cilin të shënohet që ushtaraku i cili ka ndryshuar vendin e punës përfiton kompensim nga
neni 24 i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, dhe periudha për të cilën ai e përfiton këtë kompensim
Box
Hapja e kartelës së përfitimit suplementar për ushtarakët dhe plotësimi i urdhër pagesës
Në bazë të vendimit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për caktimin e përfitimit suplementar për çdo ushtarak hapet kartela dhe plotësohet urdhër pagesa e pensionit
suplementar të ushtarakut. Kartela është dokumenti financiar i llogarisë personale të përfituesit. Kartela plotësohet me gjeneralitetin e personit, llojin e përfitimit ( pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose pension suplementar), kodin dhe numrin e librezës së përfitimit. Në
kartelë shënohen në vendin e posaçëm të dhënat e urdhër pagesës, përfitimit suplementar (pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose pensioni suplementar) si dhe nënshkrimet e inspektorit të sigurimit suplementar të ushtarakut, përgjegjësit të llogarisë dhe llogaritarit, për çdo urdhër pagese. Në pjesën e poshtme shënohen anëtarët e familjes që përfitojnë përfitim suplementar. Në pjesën e prapme të kartelës “Shënime për diferenca”, bëhen shënime për periudhat e paguara tepër, shumat e paguara tepër, afatin e shlyerjes dhe datën deri ku është paguar. Kur pensioni mbyllet para afatit të skadencës të caktuar në urdhër pagese, inspektori i sigurimit suplementar për ushtarakun shënon të dhënat e urdhër mbylljes në faqen e parë, ndërsa llogaritari mbasi bën shkarkimin e muajit të fundit firmos për mbylljen e kartelës.
29 Gusht 2010