ARMO, nënshkrimi i kontratës brenda afatit
Qeveria është brenda afateve të përcaktuara, për nënshkrimin e kontratës së privatizimit të kompanisë së naftës “Armo”.
Në një prononcim për mediat zëvendësministri i Ekonomisë Neritan Alibali e ka motivuar vonesën e nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Armo” me rritjen e nivelit të transparencës së kontratës. “Janë negociata që nuk mund të toleroheshin, ato kanë edhe kërkesa që duhet të plotësohen brenda standardeve të domosdoshme dhe sipas legjislacionit, duhen leje dhe licenca të ndryshme. Është shtyrë për më vonë, por gjithnjë brenda afatit”, ka thënë ai. Tenderi për privatizimin e kompanisë së përpunimit të naftës “Armo” u zhvillua në muajin qershor dhe fitues u shpall konsorciumi “Rafinery Associates of Texas, Anika Enterprises Mercuria Energy Group”. Ky konsorcium fitoi kështu të drejtën për privatizimin e 85 për qind të aksioneve të kompanisë së përpunimit të naftës shqiptare “Armo”. Në tender, ku morën pjesë katër kompani, investitori strategjik ofroi një shumë prej 125 milionë euro dhe një plan biznesi me investime, që kapin vlerën prej 350 milionë euro. Konsorciumi fitoi pikët më të larta të vlerësimit prej 93,14 pikë për blerjen e 85 për qind të aksioneve të “Armo”-s. Privatizimi i kompanisë së naftës “Armo” është cilësuar si një ndër privatizimet më të rëndësishme, duke sjellë kështu një përfitim goxha të madh për qeverinë shqiptare. Drejtues të konsorciumit fitues në tender kanë premtuar se do të derdhin brenda 24 orëve në buxhetin e shtetit shumën e privatizimit, menjëherë sapo Parlamenti të miratojë këtë kontratë privatizimi.