Lala: “Nuk dua të më urrejnë lojtarët”

Dhjetë vjet te një ekipi profesionist. Është një gjë që nuk ndodh shpesh në botën e futbollit. Por, Altin Lala është një i tillë. Shqiptari do të festojë gjatë kësaj vere te Hanoveri një rekord të bukur. Ndoshta shumë futbollistë do të ndjenin veten jo dhe aq mirë, të luanin kaq gjatë për një ekip. Një dekadë pa ndryshuar ekip mund të jetë edhe një "torturë", por sakfrica ia vlen. Historia bëhet pjesë e jotja. Të paktën ajo e një klubi. Ndoshta, ka një arsye për këtë. Ndoshta, kurrë nuk ka ardhur një ofertë nga një klub më i madh, por të luash në vazhdimisë në një kompeticion të rëndësishëm si ai gjerman është vërtet shumë.
Një lojtar si i peshës së lehtë (60 kilogram, 1.72 metra) si Lala, dhe për më tepër 32-vjecar, do ta kishte vështirë ta përballonte futbollin e sotëm. Lala është një lojtar që nuk bën kompromise. Luan fort. Gjatë fazës përgatitore të Hanoverit në Bad Byrmont, Lala pati një dyluftim me shokun e tij të ekipit, bullgarin Chavdar Jankov, i cili u dëmtua. "Unë nuk e pashë atë të vinte. Po gjithkush e di, se cmund të bëjë goditja me këmbë. Ishte hera e parë që ai u përpoq të merrte me topin me kokë, në atë lartësi", - tha Lala. "Unë peshoj vetëm 60 kile, megjithatë më pëlqen të dyluftoj. Megjithate, nuk jam demtuar kurre. E pabesueshme".
Lala është një nga pikat kyce në lojën shkatërruese dhe një nga veteranët e skuadrës, por ai kërkon gjithonë të mësojë: "Në pozicionin tim përvoja është shumë e rëndësishme. Edhe pas dhjetë vitesh, natyrisht që ka gjithmonë për të mësuar".
Gjatë një seance stërvitore të ditës së fundit pranë liqenit Ëorther (Ëorthersee), ai e morri një mësim. Trajneri Diter Hekinng e ndërpreu ushtrimin dhe tha: "Këtë nuk duam ta shohim më. Shtatë, tetë kontakte, deri kur do të vazhdosh të luash kësbtu. Pas dy prekjeve duhet që topin ta pasosh më tej". Lala nuk nervozohet. E pranon këshillën. Madje, këtu qëndron edhe një argument i rëndësishëm. Për këtë arsye është Lala kaq gjatë te Hanover 96. Dhe Hanoveri me të.
Lala, luan që nga viti 1998 te Hanover (264 ndeshje, 9 gola), është një nga besnikët më të mëdhenj, por dëshiron të luajë edhe dy vite të tjerë te Hanover 96. Dhe po kaq në ekipin Kombëtar të Shqipërisë (56 ndeshje, 3 gola). Po, më pas? "Lala mund të jetë një shef shumë i mirë për fëmijët te Hanover 96. Lala mund të jetë edhe një shef shumë i mirë i Federatës Shqiptare të Futbollit, që ia ndoshta mund ta ketë me qejf", shkruan gazeta gjermane "Hannoverische Allgemeine Zeitung" (HAZ).
"Nga ana tjetër shqiptari është partner i Dirk Rosman në kompanisnë shqiptare të produkeve Bio (Drogerie-Geschaft). Një gjë është e sigurt, që Lala nuk do të që të bëhet trajner. "Mund të kesh 25 lojtarë, por vetëm 11 mund të luajnë, pjesa tjetër të urren". Dhe kështu, që Lala nuk dëshiron as të jetë këshilltar apo menaxher lojtarësh. Do ta pëlqente Lala pas dhjetë vjetësh, të merrej me menaxhimin e lojtarëve. Ndoshta edhe po, pasi nga transferimi i lojtarëve nga një ekip te tjetri, edhe mund të fitonte, por përvoja e tij, duke qëndruar te një ekip kaq gjatë, do ta zhgënjente. Lala në karrierën e tij ka luajtur vetëm për tre ekipe: Dinamon në Shqipëri, Borusia Fuldën për vetëm dy sezone, atë 1996-1998 (63 ndeshje, 3 gola) dhe për Hanoverin (nga viti 1998).