Renaldo Kalari bashkohet me Partizanin

Renaldo Kalari është përforcimi i radhës te Partizani. Ish-mesfushori i Kastriotit është bashkuar me skuadrën e Hasan Likës në Pogradec, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës UEFA kundër boshnjakëve të Shiroki Brijeg. Takim i parë në "Pecara" u mbyll 0-0.
24-vjecari Kalari, i cili ka filluar karrierën e tij me Dinamon në sezonin 2002-2003, e më pas me Lacin, Shkumbinin e Kastriotin, ka zhvilluar në total 69 ndeshje, duke shënuar 9 gola.
Kalari është futbollisti i dytë i ardhur nga Kastrioti, pas gjirokastrite Ylli Shameti (44 ndeshje, 4 gola në Superligë).
Gjatë këtij merkatos së këtij sezoni te Partizani kanë ardhur edhe Ngjela, Larti, Cajku, Përlleshi. Nga Partizani janë larguar Shehi (te Elbasani), Devolli (Tirana), Babamusta (pa ekip) e Shkëmbi (pa ekip).