Policia rrugore, inspektime në aksin Tiranë-Shkodër
TIRANE- Në këtë prag festash policia rrugore ka nisur inspektim dhe kontrolle intensive në aksin nacional Tiranë-Shkodër, të njohur ndryshe si autostrada e vdekjes. Postoblloqe policie kanë zbritur në terren duke kryer kontrolle të imtësishme tek cdo automjet. Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ajet Ibro i cili ka ndjekur nga afër operacionin shpreson dhe arsyet për masat e marra. “Ky aks ka qënë problematik për sa i përket aksidenteve automobilistike. Aktualisht jemi në një situatë të vështirë për qarkullimin rrugor, jemi përpara festave të fundvitit, si pasojë edhe fluksi i reshjeve të shiut, borës dhe i automjeteve në këtë periudhë është shumë i madh.”Ndërkaq Ibro nuk nguron të paralajmërojë se efektshmëria e këtyre masave varet nga ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve.“Në rast se nuk do të ndërgjegjësohen vetë drejtuesit e mjeteve për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për rrezikun që sjell moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, kuptohet që rezultati nuk do të jetë ai i dëshiruar.”Me afrimin e festave kontrollet janë shtuar edhe në akse të tjera problematike që të shmangen aksidentet dhe trafiku.(m.a/News24/BalkanWeb)