E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo ne "Loro Borici", Tirana matane Kerrabes

Eshte hedhur dje ne mesdite shorti i gjysmefinaleve i edicionit te 56-te te Kupes se Shqiperise, nga ku kane dale cifte interesante. Eshte evituar derbi Tirana-Dinamo, por dy ciftet premtojne spektakel. Ne "Loro Borici", Vllaznia do te prese skuadren me te forte te kampionatit shqiptar te ketij sezoni, Dinamon, por vete shkodranet po kalojne nje moment shume te mire qe kur skuadren e mori ne drejtim Dervish Haxhiosmanovic. Dinamo, nga ana e saj, eshte ne periudhe pozitive dhe do te synoje te arrije nje rezultat pozitiv ne Shkoder, per ta pasur me te lehte ne Tirane. Perplasja tjeter eshte "sfida e kunjit" mes Tiranes dhe Elbasanit. Verdheblute qe ne dy sezonet e kaluara kane qene rivali nr. 1 i Tiranes, duan me cdo kusht te eliminojne "armikun e urryer" dhe te kapin finalen e katert te historise se tyre. Por mbi te gjitha, eshte nje sfide shifrash, ku me dominuese eshte Tirana, edhe pse bardheblute jane ne sezonin me te keq te dekades se fundit. Takimet e para do te luhen me 9 prill, ndersa ndeshjet e kthimit me 23 prill. Ja edhe shifrat e dy gjysmefinaleve

VLLAZNIA-DINAMO 16:30

"Loro Borici", Shkoder

Vllaznia- 52 pjesemarrje, 43 here ne cerekfinale, 26 here ne gjysmefinale, 9 here ne finale, 5 here fituese.

Dinamo -51 pjesemarrje, 41 here ne cerekfinale, 30 here ne gjysmefinale, 18 here ne finale, 13 here fituese

ELBSANI-TIRANA 16:30

"Ruzhdi Bizhuta", Elbasan

Elbasani- 52 pjesemarrje, 30 here ne cerekfinale, 9 here ne gjysmefinale, 3 here ne finale, 2 here fitues.

Tirana- 55 pjesemarrje, 44 here ne cerekfinale, 29 here ne gjysmefinale, 19 here ne finale, 13 here fituese.

Flasin rivalet

Vllaznia: Me mire me Dinamon

Per skuadren kuqeblu, perballja ne short me Dinamon eshte nje motivim me shume, pasi ata do te perballen me me te miret e kampionatit dhe nuk kane aspak ndermend ta lene ekipin blu te shetise ne Shkoder. "Eshte nje ndeshje e forte, por per ne eshte me mire keshtu. Kishim deshire te masnim forcat qe ne fillim me skuadren me te forte dhe nuk i druhemi aspak Dinamos", deklaroi presidenti Fushaj.

Dinamo: Nuk kishim preferenca

Blute duket se kane nje fare mendjemadhesie, pasi nuk kishin preferenca per kundershtarin. Trajneri Ilir Daja deklaroi pas shortit: "Nuk kishim ndonje preference per kundershtarin, pasi si Elbasani, Tirana dhe Vllaznia jane skuadra elitare. Nuk duhet te shperqendrohemi, pasi per momentin jemi te fokusuar ne ndeshjen e kampionatit. Me pas ne perfundim te saj, do te mendojme per Vllaznine".

Elbasani: Tirana? Per hakmarrje

Drejtuesit verdheblu qenkeshin lutur per emrin e rivalit te tyre. Ata kane dashur Tiranen dhe fati ua plotesoi deshiren. Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, nuk i kursen deklaratat dhe thote se ekipi i tij ka ne dore hakmarrjen ndaj berdhebluve. "Do te marrim hak ndaj Tiranes. Nuk kishim preferenca per shortin, por me mire qe na ra Tirana, pasi rritet motivimi i skuadres ndaj ketij kundershtari".

Tirana: Ndaj Elbasanit, sakrifice

Per trajnerin e Tiranes, fakti se shorti i vuri perballe me Elbasanin, eshte nje motiv shume i mire. Sulejman Mema kujton se pikerisht ndaj ketij kundershtari, ekipi reagoi mire edhe pse ishte ne disavantazh dhe me 9 lojtare. "Tani i kemi gjerat e qarta, pasi mesuam emrin e kundershtarit. Dua qe lojtaret te luajne si ne fundin e ndeshjes qe fituam 2-1 kur ishim me 9 vete, pra me shpirtin e sakrifices".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›