E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplinori, "shtrengate" mbi Ilirine

Jeton Selimi

Me keq se kaq nuk mund te shkonte per skuadren e Ilirise, qe do t'i duhet te beje pa gjysmen e formacionit baze per nje vit kalendarik. Por nuk mbaron me kaq. Duket se disiplinori eshte treguar i pameshirshem me ekipin fushekrujas, duke e ndeshkuar maksimalisht ate per shkak te dhunes qe u ushtrua ndaj treshes gjykuese Guce, Bejtja-Alla (treshe gjykuese nga Lushnja). Kater ndeshje pezullim dhe miliona leke gjobe e bejne diten e enjte nje makth te vertete per Ilirine dhe tifozet e saj.

Incidenti

Gjithcka nisi pese minuta perpara perfundimit te takimit, kur lojtaret e Ilirise, te inkurajuar nga thirrjet e tifozeve, kane ndjekur per minuta te tera nga pas gjyqtarin Guce. Te gjithe pa perjashtim donin te shtinin ne dore "armikun" e betuar, i cili, sipas tyre, u kishte shkaktuar humbjen. Grushtet dhe shkelmat e lojtareve e kane derrmuar arbitrin, te cilit me pas i eshte dashur te perballet edhe me deputetin e Partise Republikane, Hajrulla Paturi, imuniteti i te cilit i ka dhene kuraje te godase pa meshire gjyqtarin Guce. Ishte vete deputeti Paturi, qe ne nje konference per shtyp, nje dite me pas, pranoi se e kishte goditur gjyqtarin, por dicka te tille nuk e kishin bere lojtaret. Por skuadra e Ilirise nuk e gezoi dot mbrojtjen e plote te Paturit dhe u perplas me vendimet e ashpra te disiplinorit.

Ndeshkimet

Vendimet e djeshme te KD te Federates nuk e kane kursyer aspak Ilirine, qe shikon t'i tretet ne uje gjysma e skuadres. Pas relatimit te sektorit te garave dhe pas shqyrtimit te dokumentacionit, disiplinori vendosi Lucian Shkembi, Indrit Gjokeja, Afrim Deliu, Indrit Ujka, Adnand Balliu dhe Sokol Selaci, te cilet jane ndeshkuar me nje vit pezullim dhe nga 2 milione leke te vjetra gjobe. Padia e njejte: goditje ndaj gjyqtarit te takimit, vendim ky i marre ne baze te nenit 26/3. Por edhe nje gjyqtar ka rene ne siten e Komisionit te Disiplines. Ismet Mavriqi nuk do ta shoqeroje skuadren e Ilirise per 3 ndeshje dhe do t'i duhet te paguaje 500 mije leke te vjetra. Ne fund, qershia mbi torte: Iliria do te luaje jashte fushe kater ndeshje te kampionatit dhe do te paguaje nje gjobe prej 3 milione lekesh te vjetra. Skuadra e Fushe-Krujes ka te drejte te apeloje vendimet brenda pese ditesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›