Dinamo në kërkim të Bushit!
11/03/2005 Futbollisti më i paguar më Shqipëri, nuk duket në klubin blu, që prej ditës së dielë
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Alban Bushi, ka humbur pa lënë gjurmë, dhe është shpallur “person në kërkim” nga drejtuesit e Dinamos, klub me të cilin ai nënshkroi një kontratë vetëm dy javë më parë. Pas dëmtimit të pësuar në fundjavën e kaluar në ndeshjen me Teutën, hera e fundit që Bushi është parë së bashku me pjestarë të stafit të Dinamos, ka qënë në ambulancën që po i drejtohej Spitalit “Ushtarak” pas përfundimit të takimit. Bashkë me të ishte edhe mjeku i ekipit, Asllan Kasa, i cili ka shoqëruar sulmuesin kuqezi për të kryer vizitën mjekësore. Ai është i fundit që ka parë Bushin nga pjestarët e stafit, pasi të gjitha kontaktet e tjera me të janë bërë vetëm ndërmjet celularëve. Por nëse sulmuesi ka vazhduar të konfirmojë çdo ditë se do të jetë i pranishëm me skuadrën në stërvitje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Dy ditë më parë pritej rikthimi i tij në fushën stërvitore të kompleksit sportiv Dinamo, por Bushi nuk u shfaq, duke “acaruar” disa nga drejtuesit e bluve, të cilët kishin mësuar se dëmtimi i tij kishte kaluar plotësisht dhe ai ishte në gjendje të paktën të stërvitej. Menjëherë pati një kontakt telefonik mes palëve dhe Bushi sqaroi se ditën e djeshme do të ishte i pranishëm në klub, për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Canaj. Por historia u përsërit, dhe sulmuesi nuk u shfaq as këtë radhë. Një situatë e tillë ka komplikuar më shumë gjendjen kaotike të bluve, të cilët nuk dëshironin të shfaqeshin në fushën e lojës para Tiranës, pa sulmuesin e tyre kryesor, aq më tepër që paguan një shumë të konsiderueshme për futbollistin në fjalë për ta patur në radhët e tyre. Po të flasim me gjuhën e shifrave, presidenti Sulaj, deri tani ka shpenzuar rreth 10 mijë euro për Bushin, pa marrë rezultat nga ky investim mëse i konsiderueshëm. Edhe nëse Bushi do të shfaqej që ditën e sotme në klubin Dinamo, ai vështirë se mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Tiranës, pasi është shumë mbrapa me përgatitjen fizike dhe vështirë se mund të bëjë pjesë në planet e trajnerit Canaj për këtë fundjave. Gjithsesi, e ardhmja e tij në klubin blu pritet të sqarohet në ditët në vazhdim. E rëndësishme është se Bushi pritet të bashkohet sot në stërvitje me skuadrën dhe vetëm kjo ditë do të vërtetojë nëse ai do të jetë ose jo kundër Tiranës.