Njeriu Valentin
11/03/2005 Nji miqsi vllaznore prej katërdhetë vitesh, m’ban me qenë në gjendje me folë, siç thuhet rëndom, me sigurinë e njohjes së çështjes Patër Valentini, të cilit prej këtu i festojmë shtatëdhetëvjetorin. Gjithnji e kam konsiderue dhe e konsideroj si nji vëlla të madh që më ka mbështetë e ende më mbështet në ndërmarrjen time të vështirë letrare, me përgatitjen e gjanë kulturore dhe me urtinë e vet të ndritshme, t’pasunueme me përvojat ma të ndrytshme jetësore.
Në revistën “Leka”, të cilën e drejtonte vetë, botoi lirikat e mia që u akuzuen për frymëzim pagan, tue u ba kështu objekt kritikash t’idhta nga ana e qendrave religjioze ma me ndikim në qytetin e Shkodrës. Edhe pse të ndryshëm për nga temperamenti e formimi kulturor, bashkë kemi përshkue për katërdhetë vjet udhët e vështira t’aktivitetit letrar që në botën shqiptare, don apo s’don, ndërthuret e përshtatet thuejse gjithmonë me zhvillimin e jetës politike. Ai nuk asht marrë kurrë me politikë militante në Shqipni: vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t’gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t’energjive, ngjye në burimet ma t’thella të substancës etnike. Mbeti pra i huej ndaj çdo nisme që s’kishte si qëllim ripërtritjen morale e qytetare, nëpërmjet debatit të lirë t’ideve e përdorimit të mjeteve që ofron kultura. Ky qëndrim nuk vinte si pasojë e nji vendimi për t’u pozicionue përmbi situatën politike gjithnji të trazueme në Ballkan, por pikërisht ngase gjindej në nji mjedis krejtësisht të papërshtatshëm për të mbrojtë idetë e tij në nji klimë që s’mund të ishte paqësisht intelektuale.
Padre Valentini mbërriti në Shqipni në shtatorin e vitit 1922. Ishte 22 vjeç, mosha e shekullit, mbasi pat lindë më 1900. Në atë muej të ambël e të praruem vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen e rrugëve të saj gjarpnuese, rrethue me gjethet e zverdhuna t’lulvileve n’agoni e me aromat e mshefta që asokohe vërshonin prej s’mbrendshmi nëpër rrugë, tue ardhë prej matanë mureve t’nalta të oborreve t’mbylluna.
Kompleksi i ndërtesave t’shumta, rezidencë e etënve jezuitë në Shkodër, ku e kishin ftue si mësues Primarët e Provincës Veneto-milaneze, pushtonte nji hapsinë të dukshme, mes qendrës së qytetit dhe lagjes aristokrate të Perashit thuejse të mbrojtun prej nji labyrinth rrugicash të shkreta ku, në nji largësi të madhe nga njena-tjetra rreshtoheshin dyert e mëdha të shtëpive karakteristike me trokitëset prej bakri të ndritshëm. Sigurisht, në periudhën e qëndrimit të parë në Shkodër, ai do të ketë qenë vu në siklet përpara këtyne dyerve të mbylluna fort, n’ato shtëpi prej t’cilave vetëm dritaret e fortifikueme vështronin nga rruga, përballë atyne njerëzve të sjellshëm e madje ceremonialë, por të rezervuem e me pamje të mezidallueshme mosbesimi që s’lejonte me u folë as edhe nji fjalë ma tepër sesa përmbante fjalori i tyne ngushtësisht konvencional. Kontaktet e para i pati me djem të fillores të cilëve u mësoi edukatë fizike, tue përdorë atë pak gjuhë t’improvizueme të marrë nga gramatika e padre Antonio Busetti.
Në klasat e gjimnazit, gjatë periudhës së fillimit të qëndrimit në këtë qytet, dha në gjuhën latine mësime mbi latinishten, greqishten, italishten, religjionin e historisë e Natyrës. Edhe pse mundohej me u përshtatë me vullnetin ma të mirë e me të gjitha aftësit e komunikimit, nuk mujti gjithsesi me e thye akullin me nxansit e tij.
Marrëdhaniet mbeteshin krejtësisht të panjoftuna. Nihej sinqerisht i pikëlluem për këtë dështim, kur e la Shqipnin për të shkue në Chieri me studiue për filozofi. U rikthye në Shkodër, por mbas dy vitesh u nis prap në Chieri për të studiue teologji. Siç dihet, përgatitja e Etënve Jezuitë asht e gjatë dhe e kujdesshme.
Me plotësimin e përgatitjes filozofike e teologjike në Itali, erdhi në Shkodër më 1926, kësaj radhe për të qëndrue. Ndihej gjithnji i izoluem. Mure që dukeshin të pakapërcyeshëm nga moskuptimi e pengonin me vendosë mardhanie miqësore me Shqiptarët në përgjithësi e me nxanësit e vet në veçanti. Perfundonin pa rezultat të gjitha përpjekjet me depërtue në ato shpirtna, gja që e bani me vuejtë shumë edhe pse ky moskomunikim po shkaktonte dështimin e detyrës së tij si misionar. I tronditun së mbrendshmi nga nji krizë e randë shpirtnore erdhi në pikën e dorëzimit dhe braktisjes së çdo detyre që s’ishte në qendër të orientimeve të superiorëve. Vendosi madje, të kërkonte transferimin. Ishte dita e përvjetorit të tij të lindjes kur papritmas vuni re se sjellja e atyne djelmoshave nuk ishte diktue prej mosbesimit a mungesës së dashunisë, po prej karakterit të veçantë shqiptari cili shfaqjet e hapuna të ndjenja të veta i konsideron akt dobësie. Që prej atij çasti akulli u thye.
Pak nga pak u ndi i rrethuem jo veç nga respekti, por edhe nga ngrohtësia e sinqertë e shqiptarëve me të cilët takohej. Vështirësitë e fillimit e nxitën me analizue natyrën e veçantë të shqiptarëve që nën zhguellin e ashpër mbrojtës, fshihte nevojën e gjallë për ngrohtësi njerëzore e prirjen për marrdhanie njerëzore të qëndrueshme.
Me të kapërcy pasiguritë e dyshimet e kontakteve të para, Valentini vendosi me analizu në thellësi këtë mjedis që deri atëherë nuk pranonte me e shpalosë mbrendësinë e vet ndaj syve kureshtarë të t’huejve në kërkim të ngjyrave ekzotike. E shtynte vrulli i nji mahnitjeje të fortë kundrejt shqiptarëve mbi të gjitha si misionar, që për të realize detyrën e marrun përsipër duhet të fitojë nji njohje egzakte të frymës shpirtnore të popullit që asht objekt i misionit të vet, e mandej nji interesim i gjallë prej shkencëtari.
Pregatitjes së tij të rreptë kulturore i bashkangjitej një frymëzim i dukshëm në kërkimet shkencore, principe këto të rregullave historike e etnografike. Qysh në moshën më të re, ai ndjente në vetvehte nevojën e hulumtimeve ma të kujdesshme përpara se me ardhë ndonji gjykim mbi çdolloj që i imponohej vëmëndjes së tij. Tue u endë nëpër Padova, qytet i tij i lindjes, adoleshent kureshtar instinktivisht i ndjeshëm ndaj bukurive artistike, mbeti i mahnitun prej pamjes së varrit të Beata Eustachia në kishën e Shën Sofisë. Në nji biografi të saj gjeti të shkrueme se ajo kishte pas qenë e pushtueme prej djallit. Iu vu punës me e vërtetue këtë tue shfletue biografi të vjetra e tue u këshillue me dokumentat e arkivit. Kjo mënyrë e krahasimit dhe e hulumtimit të thellë të çështjeve pa u mjaftue me pohime të vagullta, u ndoq tanë jetën nga Valentini.
Tashma, me zotnimin e gjuhës shqipe (sot ai e shkruen si ma i miri prej nesh), zhytet në studimin e letrësisë gojore e të kultivueme, studim i filluem qysh n’Itali ku gjatë viteve të filozofisë e teologjisë njofti At Bozhdarin, i cili në vitet 1914-1916 drejtonte revistën “Përparimi”, Etnit Mark Harapi - autorin e përkthimit të pakrahasueshëm në shqip të Promessi Sposi - e Pjetër Meshkallën që e udhëhoqi në leximin e “Lahuta e Malcis“ të Fishtës, tue i dhanë mundësin me shiju fragmentet ma të mira.
Por ajo që i ngjallte interes të veçantë ishte historia e Shqipnis. Iu përvesh studimit tue u dhanë mbas kërkimeve nëpër biblioteka e arkiva, tue grumbullue nji sasi të bollshme materialesh pjesërisht të botueme, por në pjesën ma të madhe mbetuna në dorëshkrim. Qëllimi i tij ishte dhe ashti sistemimi në mënyrë të qartë i periudhave ma të trazueme në historin shqiptare nëpërmjet sitës së nji dokumentacioni të saktë.
Më 1932, ju besue drejtimi i revistës “Leka” . tashma, i formuem shpirtnisht e kulturalisht, njohës si pak të tjerë i letrësis popullore e të kultivueme si dhe historis së Shqipnis, i imformuem mbi tana problemet e shtetit të ri që përpiqej me rifitue kohën e humbun gjatë sundimit letargjik osman, Valentini ju vue punës për të dhanë ndihmesën e tij në ripërtëritjen morale të kombit tek i cili kishte përqëndru interesat e veta si shkenctar. Doktrina e jashtzakonshme mbi Shqipnin e mbi Shqiptarët qysh atëherë i jepte Valentinit konturet e nji albanologu të shkëlqyem, nuk do t’i kishte dhanë mundësinë me ushtrua mbi shpirtin e kombit atë ndikim ogurmbarë, të pranuem nga tanë shqiptarët e arsyshëm, nëse tek shkenctari nuk do të kishin vërejtë edhe njeriun. Interesat e ligjësive shkencore erdhën tue u shpirtëzue e tue marrë jetë në te, nga dashunia e ngrohtë që njeriu Valentini sillte për t’ja bashkangjitë ankthit të rimkambjes së Shqiptarëve ma t’shqetësuem për fatet e vendit të tyne.
Redaksia e “Leka” përfaqësonte një vend të përshtatshëm me u takue me personat t’interesuem për problemet kombtare. Valentini, falë dhuntive intuitive, që e banin të veçantë, nëpërmjet shkëmbimeve të përditshme t’ideve e opinioneve, pasunonte gjithnji e ma tepër përvojën e tij me njerëz e fenomene shqiptare. Edhe mjediset familjare ma të shmanguna ia hapnin dyert. Oborret e mbylluna ndër mure të nalta përtej portash të randa, tashma nuk përbanin sekret për të. Shtëpia shkodrane, tipike në strukturat e saj, funksionale në përputhje me nevojat e tregëtarëve të pasun të cilët, përpara ndërtimit të hekurudhës Shkup-Selanik, shpërndanin mallnat e tyne t’shtrejta në tanë Turqinë Evropiane asokohe të quejtun Rumeli; asht objekt i nji përshkrimi mbresëlanës nga ana e tij.
Tavanët madhështorë, vepra t’imta të daltës, raftet e murit, kangjellat në dritare, syndyqet e arkat martesore të gdhendura artistikisht në dru, votrat monumentale në (A tinozza) dhe trofetë e armëve artizanale t’lame në ar, gjithçka i fliste mbi ndikimet veneciane e bizantine, ndërthurin në mënyrë harmonike. Në ato shtëpi ai pëlqente dhomat e mëdha me verandë të hapun kah oborri mbrendshëm i harlisun nga lulet prej majit në shtator, ku mbizotnonin trandafilat e zambakët mes shermashekut e lulevileve, e në nji qoshe binte në sy rrethi i pusit në mermer të gdhendun t’importuem nga Venediku. Banesat shkodrane i kujtonin, meqë ai ishte padovan, shtëpitë e katundit mbi Brenta.
Po e gjithë kjo përfaqësonte vetëm kornizën. Ai deshti me njoftë pamjet ma mshefta të jetës që zhvillohej asokohe në mbrendësi t’atyne banesave. Deshti me depërtue në imtimitetin e atyne familjeve që jetonin në ritmin e zakoneve të veçanta, me ndi atmosferën e asaj bote të mbushun me fisnikëri antike, mbetun e pacënueme mes shtrëngatave shekullore, me hy në shpirtin e atyne njerëzve e edhe në shpirtin e sendeve prej të cilave ata njerëz rrethoheshin. Shijoji shurupet e ambla të limonit, të limojve pjekun ndër pemë që rriteshin në arka të mëdha në formë gjysmëvoze përplot me dhe, e ngjye në të gjelbër, që verës rreshtoheshin në oborr rreth pusit, kurse në dimën vendoseshin në nji nga odat e katit përdhes, - shijoji dardhat e kopshtit shtëpiak, gatue me kujdes e ngrohtësi simbas recetave tradicionale, rakin e përftueme nga rrushi i vneshtave të Bardhejt e Rrencit, zie në shtëpi ndër kazane të mdhej prej bakri. Vëzhgonte veshjet e vajzave shkodrane me bustin e drejtuem para tij, t’buzqeshuna e të ndrojtuna në veshjet e tyne t’kushtueshme prej mëndafshi, që fjalën ua lanë vetëm burrave. Kur u përgjigjeshin në mënyrë të matun ndonji pyetje që u bahej, ai vërente në përgjigjet e tyne nji fisnikëri të adhurueshme ekspresioni.
Në Pazar të Shkodrës, që atëherë numëronte 2000 dugajë, ai frekuentonte ato të qëndistarëve të kostumeve, të argjendarëve, rrobashitësve e tregëtarëve që kishin shetitë tanë botën. Rrufiste kafet e forta allaturka, t’u ndigjue biseda mbi të kaluemen.
Në Tiranë, me të ndjerin Stefan Shundi, të ndamë në mënyrë tragjike prej letrave shqipe, tue dalë mesditave në kohën kur këndonte muhezini, prej Institutit Mbretnor të Studimeve Shqiptare ku ai ishte këshilltar e sekretar i përgjithshëm, vizitonte me rradhë, nji nga nji çdo ditë gjelltoret e vogla të rrugës së Dibrës, tue shijue gjellët e kandshme të përgatituna prej guzhinierësh shumë t’aftë, ekspertë në artin kulunar të Lindjes e Perëndimit. Në këto hulumtime të veta, ai nuk binte fort në sy, meqë asokohe ende nuk ia qarkonte ftyrën mjekra e tij mbresëlanëse që do t’i bante përshtypje edhe Papa Pali VI përpara mijra njerëzish n’audiencën e dhanë për ne Shqiptarët në festimet e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, në prillin e vitit 1968.
Komunikonte me banorë qytetesh, katundesh, malesh; ndigjonte me vemendje njerëz të çdo niveli e çdo religjoni, t’ue dashtë me qenë i njoftun me problemet e tyne personale familjare. Zhytej tashma në botën shqiptare jo veç me interesin e shkencëtarit por me ankthin e dashnorit që don me zbulue pjesën ma autentike në objektin e dashunis së vet.
Shqiptarët janë një popull i çuditshëm. Të huejve u duket se kanë nji tanësi ligjesh e parimesh që kundërshtojnë njena-tjetrën, konflikte të pashërueshme, grindje të mbrendshme, ku ndryshimet fetare, rajonale e kulturore, nxisin impulse të papërmbajtshme shkatërruese, e mandej, kur bahen gati me shprehë nji gjykim negativ mbi mundësitë e mbijetesës kombëtare vërejnë se si shpërthen papritmas nga shpirti i këtij populli, nji ndjenjë vllaznimi që të mahnit.
M’u pat dhanë mundsia me jetue nji çast t’bujshëm historik në të cilin shpirti shqiptar u manifestue me tanë fuqinë e lidhjeve të gjakut, të cilat ja dolën mbanë me shpëtue vlerat origjinale etnike që ndër shekuj fatkeqësie qenë në shërbim të të huejit.
Më 1 maj 1924, në Vlonë u zhvilluen funeralet e Avni Rustemit, deputetit të ri të plagosun për vdekje tradhtisht në Tiranë 10 ditë ma parë nga disa vrasës të paguem prej tiranëve t’asaj epoke.
Tanë Shqipnia ishte e përfaqësueme në Vlonë atë ditë historike. Me mija njerëz të çdo shtrese shoqnore, qinda delegatë të çdo krahine shqiptare, merrnin pjesë në funeralin e përmortshëm. Treqind kunora me lule i paraprinin arkivolit. Shtatmbëdhetë oratorë folën aty, mes të cilëve Fishta, Fan Noli, Lazër Shantoja. Ishte i pranishëm lideri i madh Luigj Gurakuqi, i cili edhe ai vetë, disi ma pak se nji vit ma vonë, në marsin e vitit 1925, do të vritej në Bari nga plumbi i një vrasësi po të paguem. Unë merrja pjesë në atë funeral si përfaqësues i djemnisë së Shkodrës. Këtë tubim e bante domethanës zemërimi dhe entuziasmi patriotik që bashkonin në një ndjenjë të vetme spontane Gegë e Toskë, muslimanë, ortodoksë e katolikë, zotnij e proletarë të qyteteve, katundarë e malësorë. Pranë Fishtës, madhështor me veladonin e zi të Shën Françeskut dhe figurës hirearkike të Metropolitit Fan Noli, binin në sy klerikët muslimanë me çallmat bardh si bora e kryeklerikët e sekteve të ndryshme islamike me tunika bardh-jeshil.
Ndodheshim përballë provës së dukshme që nën pabarazinë e sipërfaqsisë nacionale, regëtinte i pavdekshëm instinkti jetik i vllaznimit. Në mbramje, në hotel, nji udhëtar i ri anglez, poet e correspondent i nji të përditshmeje të njohur në Londër, i tronditun e i mallëngjyem nga manifestimi i nacionalizmit të flaktë t’asaj dite të paharrueshme, më tha: “Tash po e kuptoj sepse Bajroni e donte Shqipnin e Shqiptarët”.
Valentini i njihte këto fenomene të jashtëzakonshme e nuk pranonte me u mashtrue nga kontradiktat sipërfaqësore, por dëshironte me dhanë prova që manifestimet e uniteti kombëtar nuk ishin shpërthime çastnore të krenarisë, por simptoma të pandryshueshme të një homogjeniteti të msheftë t’themelit autokton.
Vepra e Valentinit më 1932 e në vitet që pasuen përputhej me aktivitetin përtëritës të grupeve ma të vetdijshme intelektuale të dishruem me përmbledhë energjitë e kombit rreth nji bërthame kristalore që do garantonte zhvillim në përshtatje me frymën e kohëve të reja, porse tue pasë në mbrojtje edhe cilësitë themelore të ethnos-it.
Ai bindej gjithnji e ma tepër, pavarësisht nga pohimet e disa etnologëve e linguistëve të huej, se ishte i pranishëm në një komb me fizionomi të veçantë. Dora-dorës zbulonte elemente të veçanta me intuitë dallonte nji strukturë të msheftë unitare. Në skutat e mshefta të rracës ndjente regëtimën gjallnuese të palcës së vlerave etnike dhe etike. Por ai do të donte që këto gjana me i shpallë në mënyrë shkencore. Synonte me u ardhë në ndihmë studiuesve shqiptarë tue depërtue në sipërfaqësinë shumëngjyrëshe, për me pikasë e me përcaktue të qenët shqiptar, me saktësue qëndrueshmënin e autenticitetin e vlerave origjinale të rracës.
Theksojmë faktin se ai nuk ishte ma shkencëtari i laboratorit, teoricienti pa kontakte me jetën, mendimtari që nuk merr prej realiteti, por nji njeri i nxitun nga humanizmi dhe i shtymë me marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve komplekse që lidhen jo vetë me albanologjinë por me vetë Shqipninë. Mbrenda tij fuqizohej e gjallnonte me vrull litari afektiv. Tashma ndihej shqiptar.
Çelësin për me depërtue në hapësinat ma të mshehta të shpirtit shqiptar, ia dha Kanuni i Lek Dukagjinit, kodi i maleve shqiptare, që përmban rregullat e të drejtave zakonore.
I ngjallin mëshirë ata shqiptarë të cilët, tue u heqë si të përparuem, konsideronin Kanunin si nji tanësi ligjesh barbare që hedhin hije mbi dhuntitë qytetare të rracës. Këta njerëz kujtonin se respektimi i ligjeve zakonore, qëndron në mbajtjen e perçes, pra të një cullufeje të dendun flokësh në kokën e rrueme.
Valentini i ban thirrje jo letrësisë si diçka kalimtare, por shpirtit të pavdekshëm të kanunit për me vu n’lëvizje rracën e vjetër që t’i shërbejë krijimit të nji shteti t’ri e të pamvarun drejt arritjeve të nalta t’qytetnimit, në përputhje me nevojat e kohëve të reja, e këto me mbetë përherë të përshkueme nga humusi aborigjen.
N’ato vflas nga tridhjeta e sipër, nji falangë shkrimtarësh t’ri e ma pak t’ri, të mbledhun rreth revistës shkodrane “Hylli i Dritës” e “Leka”, të përjavshmes “Demokratia” të Gjinokastrës, periodikëve të Korçës dhe Elbasanit e “Illyria” të drejtueme nga Asim Jakova, përpiqej me përkushtim plot passion me ripërtri jetën e kulturën kombtare në brazdën e nji autoktonie krijuese. Sigurisht, idetë jo gjithmonë e jo në gjithçka u përputheshin, por qëllimi ishte i përbashkët. Në botën e veçantë shqiptare që kishte mënyrat e veta me konceptue botën dhe vlerat e gjithmonshme të jetës, kërkohej me gjetë nji pikë të palëvizshme ndërmjet tendencave përçamëse t’ekuilibrit delikat mes Lindjes dhe Perëndimit.
Polemikat e zjarrta, zhvillue me nji nivel të naltë mendimi, dëshmojnë interesin e përbashkët për zgjidhjen e problemeve themelore të kombit. Në fund, sot, tue shqyrtue argumentet e debatueme, vëmë re se ishim ma afër njeni-tjetrit sesa mendonim asokohe. Përndryshe mes nesh lajmërohej shkëputja e qartë dhe tërheqja e nji pjese t’intelektualëve përballë shtysave rinovuese.
Mandej tana rrymat e shpirtëzueme nga mendimi novator, ishin të detyrueme me u përballë me makinacionet e qarqeve qeveritare të kohës, për të cilat çdo orvatje qytetase apo civile përfaqësonte nji rrezik.
Pak a shumë tanë intelektualët e ndërgjegjshëm për detyrën e tyne, tregoheshin besnikë ndaj traditave-atyne autentike, të pastrueme nga ndikimet e hueja. Ne të “Illyria” -s, frymzoheshim nga nji tradicionalizëm dinamik e i gjallë. Në fund të fundit edhe revistat shkodrane t’Etënve Françeskanë e t’Etënve Jezuitë, ma të kujdesshme në shpalosjen e ideve t’reja, pohonin se traditë nuk don me thanë fosilizim mbrenda nji guacke parimesh anakronike por transmetuese e rimishnuese, progresive e formave e mënyrave rreaguese të shpirtit kolektiv shqiptar. Gurgullonin prej shpirtit të pastër shqiptar artikujt e revistës “Hylli i Dritës” , të përshkueme nga konceptimi i përgjithshëm i të drejtave dhe detyrimeve të spjegueme nëpërmjet esencës së Kanun-it. Përmbajtjes së plotë i shtohej nji shprehuni e efektshme që mugullonte nga burimet ma t’kthjellta të gjuhës shqipe. Edhe revista “Leka” jepte ndihmesën e saj në zjarrminë e përpjekjeve ripërtëritëse, gjithnji besnike ndaj frymëzimit autokton, porse ma e ndjeshme ndaj frymës së kohëve t’reja. Shkrimet e mprehta dhe të denduna e të mbushuna me informacion kulturor që botoheshin ndër faqet e saj, na mësuen se si t’i vëzhgojmë e t’i zgjidhim problemet tona kombtare me seriozitet e ndërgjegje kritike. Padre Valentini, tue u ba vetë shembull, na këshillonte me dalë prej nebulozës së miteve patriotike dhe me iu përveshë hulumtimeve historike.
Nga pikëpamja kombtare, gjithçka mbetej me u arritë.
N’ato pak vite që drejtoi revistën “Leka”, - në lëvizjen kulturore që tashma kapërcente rrethin e mureve të Shkodrës e të kufijve krahinorë - ai ndërmori një tendencë që synonte analizimin e së tashmes, rindërtimin historik të së shkuemes, e nji orvatje të guximshme me vendosë bazat e nji ardhmënie t’karakterizueme nga cilësitë e veçanta të shpirtit etnik, që janë dashunia për lirinë, lidhja e fortë me traditat e shëndosha, ndjenja e naltë e nderit, - ndjenjë që tek e fundja shkrihej në ndjenjën e dinjitetit e të drejtësisë, aq shumë të përhapun ndër shqiptarët nëpërmjet ligjesh të sakta gdhendun në kanun.
Analet e revistës “Leka” mbeten nji monument i shkëlquem i veprës së ringjalljes që u nxit dhe u udhëhoq me një urtësi gjeniale e ngutje vllaznore në shërbim t’atdheut t’vet të adoptuem, Shqipnis, nga At Valentini e nga aradha e bashkëpunëtorëve të guximshëm që e rrethonin.
Aso vitesh kur ndër shpirtna lulëzoi një pranverë çliruese e shpresëdhanëse, ai u vu përkrah intelektualëve Shqiptarë që synonin një revolucion të vërtetë për me e vu popullin n’lëvizje kah e ardhmënia e duhun dhe e kthjelltë. Ata donin me krijue vlera kombtare, me krijue nji shqyptarizëm që do frymëzonte nji shoqëni shqiptare, nji mjedis social shqiptar që rrjedh nga realiteti i jetës kombtare e jo t’ndërtuem krejtësisht simbas skemave t’hueja, në kundërshtim me shpirtin dhe formën e trashëgueme prej etënve të lashtë.
Fatkeqsisht, dallgë tronditëse idesh kundërshtare, e ndërprenë veprën e fillueme nga brezi që u shfaq plot vullnet përtëritës në skenën kulturore e politike t’Shqipnis në fillimet e viteve Tridhetë.
Me të ra barrierat e fundme të nacionalizmit me frymëzim evropian, sundimtarët e papritun të vendit lëshuen akuza të randa ndaj At Valentinit dhe veprës së tij. Nga ana tjetër nuk kursyen asnji prej atyne individëve që s’e pranonin doktrinën e tyne asgjësuese t’cilësive njerzore e kombtare. Si reagoi At Valentini përballë tanë kësaj mosmirënjohjeje tue vazhdue qetësisht aktivitetin e tij në fushën e albanologjisë. Me këtë qëndrim të tijin zbulon karakterin e vet burrnor, të dejë për idealin e fuqis njerëzore të trajtuem në kanun. Ai dha provën se në te ishin mishnue jo vetëm burrnia por edhe dashtnia për Shqipninë, që i kishte lëshue rranjët thellë në Shpirtin e tij.
Nën veshjen e një nacionalizmi të markës aziatike sot bahen orvatje me nënshtrue instinktin jetik të rracës shqiptare që arriti me shpëtue në shekuj t’errët tue ruejtë të paprekun kultin e traditave.
Nëpërmjet dhunës së pamshirshme përpiqen me asgjasue vlerat autentike të shqyptarisë, tue e damkosë me mbeturinat e nji t’kaluemeje t’urryeshme. Por profetët e rremë mashtrojnë veten: karakteri shqiptar if arkëtuem në shekuj nëpër shtërngata e fatkeqësi, as edhe këtë herë nuk do të përulet. Do t’i rikthehet autoktonisë e atëherë edhe ndihmesa e dhanë nga At Valentini për kulturën dhe jetën e vendit tonë, do ketë mirënjohjen e meritueme prej atyne që e duen popullin me gjak shqiptari dhe shpirtin e tij. Ai sot asht ma i madhi albanolog i gjallë. Por historinë e Shqipnis do ta kujtojë mbi të gjitha si shkencëtar, që i dashuruem me objektin e studimeve të veta, Shqipnin, me një përkushtim të hapun ndaj rreziqeve e kërkoi dhe e gjeti ndër arkiva e biblioteka, në kujtesën kolektive e në jetën e popullit, manifested e lashtësisë së tij fisnike, asaj fisnikërie që e ban të dejë popullin shqiptar për me pasë nji vend me virtytet e tij të veçanta etnike në gjinin e kombeve europiane.
Nga ital. Sh.Kelmendi
“Shejzat” nr.10-12/1970