Dinamo synon fitoren në Tiranë kunder Modrices

Dinamo do të përballet të martën në "Qemal Stafa" kundër serbo-boshnjakëve të Modricës, në sfidën e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Kampioneve, me synimin për të fituar në shtëpi e shpresuar në kualifikim, ashtu sic bëri edhe në vitin 2002 kundër lituanezëve të Kaunasit, në ballafaqimin e fundit në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klubet.
EKIP I RI - 17-herë kampionia e Shqipërisë, skuadra e tretë shqiptare me më shumë ndeshje në Europë, 34 të tilla (Tirana e Partizani kanë respektivisht nga 58 e 41), vjen në ballafaqimin kundër Modricës (4 ndeshje ndërkombëtare në Kupën UEFA: 2 fitore, 2 humbje)
me një ekip thuajse të ri, në raport me atë që i siguroi asaj titullin. Vetëm pesë lojtarë priten të jenë në formacionin e parë, nga ata që mposhtën Partizanin në sfidën e javës së fundit, ndërkohë që vetëm tre lojtarë: Pisha, Qorri, D.Xhafaj, kanë qenë pjesë e Dinamos në ballafaqimin kundër Kaunasit.
DIOP – "Do të përballemi me një kundërshtar, të cilin nuk e njohim plotësisht, por ne jemi të përgatitur për të dhënë maksimumin, që kjo sfidë të kalohet me sukses", - thotë mbrojtësi senegalezi Papa Diop, i cili luan prej katër sezonesh me Dinamon. 23-vjecari Diop, një ish-futbollist i Zhan D'Ark Dakar, ka debutuar me blutë, më 2 shkurt 2005. Diop ka shënuar në total 9 gola për Dinamon: 1 gol (sezoni 2004-2005), 4 gola (2005-2006), 3 gola (2006-2007) dhe 1 gol në sezonin 2007-2008, ku senegalezi fitoi për herë të parë titullin kampion.
POCI- "Kemi një gjendje të mirë fizike. Një fitore kundër Modricës pa pësuar gol do të ishte pozitive, por dhe një barazim na mban shpresat gallë", - thotë ish-mesfushori Apolonisë, Artion Poci, i cili luan që nga viti 2003 me Dinamon. 30-vjecari është një ndër shtatë lojtarët që i dhanë titullin e 17-të kampion Dinamos. Te Dinamo, që do të luaj kundër boshnjakëve të Modricës nga lojtarët kampionë kanë mbetur Pisha, Allmuca, Granic, Diop, Ferraj, Poci e Hoxha.
STËRVITJA- Dinamo ka kryer stërvitjen e radhës në kompleksin e saj stërvitor, ku ka koaliduar edhe formacionin që do të hedhë kundër Modricës. Trajneri i Dinamos, argjentinasi Marselo Zuleta ka parë së bashku lojtarët disa videokasetave lojën e Modricës, duke nxjerrë edhe konkluzionet e nevojshme për ballafaqimin e së martës.
FORMACIONI - Dinamo pritet të luajë me skemën klasike 4-4-2. Argjentinasi Borto në portë, Paladinjo, Pisha, Diop e Sina në mbrojtje. Poci, Allmuca, Tapia e Caushaj në mesfushë, ndërsa vija e parë sulmuese do të formohet nga dyshja Xhafaj-Kampazano.
GRUMBULLIMET - Ndërsa klubi boshnjak ka zgjedhur Hotel "Tirana International" në qendër të kryeqytetit shqiptar, Dinamo ka preferuar grumbullimin në periferi të Tiranës, në kompleksin e njohur "Chateau-Linza", pronë e grupit "Mak-Albania".
LIGA E KAMPIONEVE
2008-2009
Turi i parë eliminator
Ndeshja e parë: 15/16 korrik
Ndeshja e dytë: 22/23 korrik
1 Linfield (Ir.Veriut)- Dinamo Zagreb(Kroaci)
2 Valetta (Maltë)- Artmedia Petrzalka (Sllovaki)
3 Dinamo Tbilis (Gjeorgji)- Runavik (FRO)
4 Santa Koloma (Andora)-Kaunus (Lituani)
5 Murata (San Marino)-Goteborg (Suedi)
6 Llanelli (Uells)-FK Ventspils (Letoni)
7 Anorthosis Famugusta (Qirpo)-Pyunik (Armeni)
8 Inter Bakı (Azerbajxhan)- Rabotnicki (Maqedoni)
9 Tampere United (Finlandë)-Buducnost (Mali i Zi)
10 Dudelange (Luksemburg)-Domzhale (Slloveni)
11 Dinamo (Shqipëri)-Modrica (Bosnjë-Hercegovinë) (15/22 korrik)
12 Aktobe (Kazakistan)-Sherif (Moldavi)
13 Drogheda U.(Irlandë)-Levadia Tallin (Estoni)
14 BATE Borisov (Bjellorusi)-Valur Rejkjavik (Islandë)
LIGA E KAMPIONEVE
2008-2009
Turi i dytë eliminator
Ndeshja e parë: 29/30 korrik
Ndeshja e dytë: 5/6 korrik
Aalborg (Danimarkë)-Fituesi Dinamo-Modrica