Ultimatum për Grantin

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 17:56
Menaxheri i West Hamit, Avram Grant, do të shkarkohet nëse nuk fiton një prej tri ndeshjeve të ardhshme në Premierligë, ka njoftuar BBC Sport.
55 vjeçari ka vetëm një fitore nga 11 ndeshje në Premierligë, duke e lënë ekipin në fund të tabelës me vetëm 12 pikë. B
esohet se Sam Allardyce, i shkarkuar më herët gjatë kësaj jave nga Blackburn Rovers, konsiderohet si pasardhës. Në tri ndeshjet e ardhshme, West Hami udhëton në Blackburn dhe Fulham, ndërsa pret në shtëpi Evertonin.