"Dinamo trukoi 6 ndeshje për të fituar titullin"
Nga Altin Latifi
TIRANE-Presidenti i Partizan it Albert Xhani ka shtuar dozën e akuzave, duke shënjestruar këtë herë pikërisht Dinamon, skuadrën me të cilën u ndesh dy ditë më parë në "Selman Stërmasi". Duke folur në "Skaner Kampionat", kreu i të kuqve hodhi dyshime të rënda në lidhje me kampionatin e vitit të kaluar, që blutë e fituan vetëm në javën e fundit. Xhani pati thënë të shtunën pasdite se "Partizani do të vazhdojë rrugën e tij, ndërsa të tjerët le të tundin teneqet", duke nënkuptuar tituj të pavlerë. Në mbrëmje ka ardhur edhe sqarimi për këto fjalë. "Isha duke folur për trofetë, pasi të gjithë e dinë si fitohen këto trofe në Shqipëri dhe se çfarë bëhet kundra Partizanit. Dinamo vjet trukoi 6 ndeshje rresht dhe në fund fitoi titullin kampion. Ja, këto janë ato për të cilat flas unë", deklaroi kreu i të kuqve. Një akuzë që presidenti i Partizanit nuk e kishte thënë asnjëherë me zë të lartë edhe pse gjithnjë ka folur për një sistem kundër klubit të tij. Xhani përsëriti gjithashtu përgjegjësinë kolektive për gjendjen e rëndë në të cilët ndodhet Partizani, me vetëm 5 pikë pas javësh kampionat. Sipas tij, përveç problemeve të njohura që ka klubi, një rol të madh në këtë situatë kanë luajtur edhe arbitrat me vendimet e tyre. "Na janë ngrënë të paktën 6 pikë, që do të thotë se do të ishim 11 tani. Prapë nuk do isha i kënaqur, pasi ne luftojmë më shumë, por nuk do të ishim këtu ku jemi", tha Xhani.
Sulaj
Presidenti i Dinamos Besnik Sulaj ka preferuar t'i injorojë akuzat e kreut të Partizanit Xhani në lidhje me ndeshjet e sezonit të kaluar. I kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", numri 1 i klubit blu u shpreh se Xhani mund të bëjë çfarëdo akuze, por Dinamo do të vazhdojë rrugën e saj. "Ai le të flasë për trukime, ne jemi të qetë dhe vazhdojmë punën tonë", u shpreh Sulaj. "Ne fituam titullin kampion sezonin e kaluar dhe do të përpiqemi ta fitojmë edhe këtë vit. Nuk na interesojnë shumë këto fjalë, pasi e thashë dhe njëherë që ne na duhet të luftojmë për të fituar titullin", deklaroi më tej presidenti i bluve. Dinamo dhe Partizani luftuan deri në javën e fundit për titullin kampion sezonin e shkuar. Në ndeshjen e fundit, më 17 maj, skuadra e drejtuar atëherë nga Ilir Daja shkonte me 2 pikë para në renditje dhe i mjaftonte një barazim për t'u shpallur kampione për herë të 17-të. Por, blutë arritën të fitonin 2-1 në fund edhe pse luajtën për 35 minuta me 9 vetë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)