E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo, vendi i parë i rrëshqet nga duart

Nëse do të kishin fituar ndaj Flamurtarit, kampionët do të ishin njësoj si Tirana

Barazimi i ditës së diel për kampionët në fuqi të Dinamos ka rezultuar fatal, pasi një fitore e mundshme ndaj Flamurtarit mund t'i bashkangjiste ata së bashku me Tiranën me nga 19 pikë. Blutë, duke pasur disa mungesa në formacionin e tyre, kanë treguar disa probleme gjatë ndeshjes. Mbrojtësi i majtë Danilo Nikoliç, qendërmbrojtësi Goran Graniç dhe mesfushori Igli Allmuça kanë qenë nga pikat më të forta në javët e kaluara për blutë dhe mungesa e tyre është ndier shumë ndaj Flamurtarit. Gjithsesi, nuk duhet hedhur poshtë edhe shpirti i garës i treguar nga skuadra e Edmond Liçajt, e cila deri në minutat e fundit nuk u dorëzua, duke besuar në atë çka mori në fundin e takimit. Kampionët e kanë kërkuar golin gjatë gjithë ndeshjes dhe më minutën e 80-të sulmuesi Sebino Plaku, ka shënuar një gol shumë të bukur. Por avantazhi i vendasve nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi Mate Brajkoviç barazoi 2 minuta më pas, duke ia hequr kështu nga duart vendin e parë dinamovitëve. Trajneri Zllatko Daliç është shfaqur tepër i mërzitur në fundin e 90 minutave, teksa për mediat e pranishme ka deklruar: "Nuk kemi arritur ta fitojmë ndeshjen pas dy fitoreve që kemi bërë ndaj Partizanit në derbi dhe Apolonisë në Fier. 30 minutat e para i kemi dominuar, duke luajtur mjaft mirë. Kishim disa raste, por lojtarët tanë ishin pak të nervozuar. Flamurtari ishte shumë i organizuar në mbrojtje dhe në fund duhet të jemi të kënaqur me barazimin. Kemi pasur disa dëmtime, pasi gjatë javës na janë lënduar disa futbollistë si Graniç, Allmuça dhe Nikoliç, por nuk duhet t'i marrim këto gjëra parasysh, sepse kemi pasur lojtarë të tjerë në dispozicion. Ky është realiteti ynë, kështu që me skuadrën do të punoj më mirë gjatë javës. Më vjen keq që nuk mundëm të merrnim pikët maksimale sot, pasi po t'i fitonim, tashmë do të ishim në vendin e parë dhe do të ecnim më të sigurt në të ardhmen,"- ka bërë të ditur ish-trajneri i Rijekës dhe i Varteksit, Zllatko Daliç, i cili duhet thënë se po bën një punë mjaft pozitive te Dinamo, pavarësisht disa oshilacioneve të vogla gjatë rrugës së fillimkampionatit. Kupa e Shqipërisë

Turi i parë, ndeshjet e kthimit

Sot, ora 13:30

Grupi A

Dinamo - Albpetrol (1 - 0)

(Gjyqtar: Enea Jorgji)

Besa - Iliria (2 - 0)

(Gjyqtar: Shkëlqim Balliu)

Shkumbini - Gramozi (2 - 0)

(Gjyqtar: Kreshnik Hakrama)

Vllaznia - Sopoti (4 - 0)

(Gjyqtar: Blerim Ziri)

Teuta - Pogradeci (1 - 0)

(Gjyqtar: Ervin Hoxha)

Apolonia - Dajti (3 - 0)

(Gjyqtar: Laver Alla)

Kastrioti - Luftëtari (1 - 1)

(Gjyqtar: Blendi Breshani)

Skënderbeu - Laçi (1 - 2)

(Gjyqtar: Servet Bogdani)

Grupi B

Partizani - Tepelena (5 - 1)

(Gjyqtar: Melis Dervishi)

Elbasani - Tomori (3 - 1)

(Gjyqtar: Labian Mustafaraj)

Tirana - Tërbuni (1 - 1)

(Gjyqtar: Emirion Sino)

Flamurtari - Naftëtari (6 - 1)

(Gjyqtar: Kreshnik Cjapi)

Bylis - Bilisht Sport (1 - 0)

(Gjyqtar: Sadik Disha)

Lushnja - Turbina (0 - 0)

(Gjyqtar: Arben Nase)

Besëlidhja - Skrapari (2 - 2)

(Gjyqtar: Kujtim Batalli)

Burreli - Ada (1 - 1)

(Gjyqtar: Alfred Lleshi)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›