E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo “vret” kampionatin

 

Dinamo e ka konfirmuar veten në krye të klasifikimit, ndërsa pas fitores së djeshme në transfertën kavajase është shkëputur 8 pikë nga ndjekësi më i afërt, Besa. Verdhezinjtë, të cilët e pritën në fushën e tyre kryesuesen e kampionatit të kategorisë superiore, nuk kanë arritur që të shfrytëzojnë shansin më të mirë për të ngushtuar diferencën e pikëve me kryesuesit. Blutë e drejtuar nga Muça e kanë zgjidhur shpejt ndeshjen, që në të 18’, ndërsa argjentinasi Soza shënoi golin e tij të vetëm për miqtë. Kavajasit humbasin një penallti, ndërkohë që kanë protestuar për një tjetër të padhënë nga gjyqtari Jareci. Kavajasit kanë bërë një volum më të madh loje, por kanë qenë të paqartë në sulm, ndërsa ky repart ishte në një ditë të errët. Jo vetëm kaq, por u bënë disa ndeshje që sulmi kavajas nuk po shënon. Në të 45’, në një goditje dënimi në të djathtë të sulmit kavajas, Fagu e ka hedhur topin në zonë, por Putinçani e ka prekur me dorë. Penallti e dhënë nga Jareci, por Mancaku ka qenë i pasaktë në gjuajtjen e tij, të cilën Hoxha e ka grushtuar. Në pjesën e dytë, kavajasit ushtrojnë presion, por në fund Hoxha është i pathyeshëm, pavarësisht gjuajtjeve të Fagut e të Mancakut. Në të 72’, Dhëmbi ka shënuar një gol me dorë, të cilën e ka anulluar Jareci, ndërsa kartoni i verdhë është dhënë për korçarin e Besës. E në fundin e lojës, kavajasit kanë pretenduar për penallti, por gjithsesi 1-0 për Dinamon.

RENDITJA

    N    P
1 DINAMO    10    26
2 BESA    10    18
3 APOLONIA    10    17
4 TIRANA    10    17
5  KASTRIOTI    10    15
6 TEUTA    10    15
7 SKENDERBEU    10    11
8 SHKUMBINI    10    11
9 GRAMOZI    10    10
10 LAÇI    10    9
11 FLAMURTARI    10    9

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›