E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhenifer Lopez, i kërkon ish-të fejuarit 10 milionë dollarë dëmshpërblim



Ish-bashkëshorti i lejoi vetes të bënte publike një video me filmime të nxehta të kohës kur ata ishin bashkë. Për këtë Xhënifer Lopez nuk është menduar gjatë dhe i ka kërkuar shumën prej gjashtë zerosh për t’a dëmshpërblyer. Kështu Ojani Noa nuk mund të bëjë tjetër veçse të paguajë yllin e muzikës pop. Xhenifer ka foluar për teknika të rregullta ligjore dhe për këtë denoncon për “tradhëti” dhe shpërblim prej dhjetë milionë dollarë. Në realitet videoja në fjalë nuk është aq e papranueshme. Gjatë lidhjes me Noa, e cila gjati gati një vit, Xhenifer Lopez i lejoi vetes disa veprime pikante, të filmuara me kujdes dhe profesionalizëm, por asgjë më tepër. Në këtë rast nuk mund të bëhen krahasime me filmimet pornografike ku protagoniste ishin Pamela Anderson apo Paris Hilton. Megjithatë Xhenifer nuk e ka duruar dot këtë situatë. Ojani duhet ta dëmshpërblejë për dëmtim të imazhit, të paktën kështu shpreson Lopez.

10 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›