E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto De Niro: “Fëmijët e mi indiferentë ndaj famës sime”



Aktori Robert De Niro thotë se fëmijët e tij nuk janë shumë të impresionuar me babanë e tyre, i cili ka fituar çmimin “Oscar”, dhe nuk flasin me të për punën e tij. “Fëmijët e mi nuk janë shumë të impresionuar me mua. Ata nuk flasin shumë për karrierën time. Ndonjëherë ata kërkojnë në “Google” informacione rreth meje. Dhe kush e di çfarë thonë miqtë e tyre...”,- ka thënë aktori. De Niro ka katër fëmijë dhe një vajzë të adoptuar nga tre lidhje dhe thotë se një arsye për këtë mund të jetë se ata nuk jetojnë stilin e Hollivudit. “Ne kishim një shtëpi atje, gruaja ime e parë dhe fëmijët që kemi së bashku. Por kurrë nuk e jetuam atë jetë. Më pëlqente të vizitoja Los Anxhelesin, por nuk doja që fëmijët e mi të jetoin atje”,- ka shtuar De Niro.

10 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›