Të shtunën Dinamo-Partizani. Ndeshja e parë pas 17 majit
Nga Altin Latifi
Derbi mes Dinamos dhe Partizanit është kryendeshja e javës së tetë të Superligës. Dy skuadrat përballen për herë të parë që pas 17 majit, kur u ndeshën me njëra-tjetrën për titullin kampion. Për shkak edhe të renditjes në kampionat, këtë herë synimet e Dinamos dhe të Partizanit janë të ndryshme.
TIRANE- Pas derbit që vendosi titullin kampion më 17 maj, Dinamo dhe Partizani do të ndeshen sërish midis tyre ditën e shtunë. Përballja e këtij sezoni i gjen këto dy skuadra në pozita të ndryshme dhe me objektiva krejt të kundërta. Dinamo lufton për titullin kampion, ndërkohë që Partizani ndodhet në fund të renditjes me vetëm 5 pikë nga 7 javë kampionat. Duke parë vështirësitë e këtij fillim sezoni, askush në kampin e kuq nuk flet për revansh. Të gjithë kërkojnë të japin maksimumin dhe të mos dalin pa pikë, ndryshe situata do të vështirësohej. Partizani ka edhe një kalendar të vështirë, teksa do të ndeshet në 4 javë me Dinamon, Shkumbini, Besën dhe Elbasanin. Ndaj bluve, për të kuqtë do të mungojë vetëm Viktor Gjyla i pezulluar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të jetë në dispozicion të teknikut Lika. Në krahun tjetër, Dinamo duket më e motivuar pas humbjes me Tiranën një javë më parë. Trajneri Daliç ka në dispozicion një skuadër më cilësore, por edhe që nuk vuan nga problemet financiare. Ndeshja tjetër e rëndësishme në javën e tetë do të jetë ajo mes Shkumbinit dhe Tiranës, ndërkohë që Teuta do të presë Flamurtarin. Në “Rruzhdi Bizhuta”, Elbasani kërkon të bëjë kthesën pas humbjes zhgënjyese të një jave më parë, që solli edhe gjobitjen e futbollistëve. Kjo javë do të mbyllet me ndeshjet e ditës së dielë, Bylis-Apolonia dhe Besa-Vllaznia.
(a.r/balkanweb)