Vota parlamentare, për herë të parë kandidatë opozitarë
Votuesit në Bjellorusi kanë hedhur dje
votën për zgjedhjet parlamentare. Sipas
retorikës së qeverisë, këto zgjedhje
janë më të lirat dhe demokratiket në historinë
e vendit. Për vendet parlamentare
janë lejuar të kandidojnë 70 kandidatë,
ndërkohë që organi ligjvënës është dominuar
gjithmonë nga mbështetësit e Presidentit
të vendit, Lukashenko. Edhe pse nga
forma duket sikur diçka ka ndryshuar, vazhduesit
dhe analistët e huaj nuk presin asnjë
lloj ndryshimi thelbësor, apo ndryshim
në skakierën politike në vend. Lukashenko
ndodhet në postin e Presidentit të vendit
që nga viti 1994 dhe konsiderohet si diktatori
i fundit në Evropë. Por, ai ngulmon gjithmonë
se vendi i tij është një vend i lirë ku
respektohen të drejtat e njeriut dhe se ai i
ka përmbushur të gjitha standardet
demokratike e në këtë kuadër është i bindur
se disa kundërshtarë të tij politikë do
t‘ia dalin të zënë vend në parlament, pas
votës. Aktualisht të 110 vendet parlamentare
zihen nga politikanët që mbështesin
Lukashenkon. Opozita është e bashkuar
në dy blloqe për këto zgjedhje pas dështimeve
të zgjedhjeve të kaluara të vitit 2004.
Për sa i përket fushatës elektorale, ajo ishte
tërësisht e manipuluar dhe opozitës iu
la shumë pak mundësi për të shprehur idetë
e saj në media. Ndërkohë, zgjedhjet u
monitoruan nga qindra vëzhgues ndërkombëtarë.
Shqetësimi i tyre kryesor ishte ai
i procedurave elektorale, të cilat binin
ndesh me standardet demokratike që pretendon
të ketë arritur Presidenti i vendit.