Ambasadori Britanik: Gërdeci? Tragjedia mund të shmangej
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Fraser Wilson flet për ngjarjet politike në vend, bashkëpunimin PD-PS, zgjedhjet e ardhshme dhe tragjedinë e Gërdecit
Ju ngritët si problem raportet maxhorancë-opozitë. Ato janë shprehur se do bashkëpunojnë për reformat kryesore dhe deri tani është bërë për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. A e shikoni atë të mjaftueshëm apo të mangët ?
Mendoj se, është e rëndësishme që është bërë një marrëveshje midis dy partive të mëdha për t’i çuar para reformat. Sepse reformat bazë në çdo vend, përbëjnë pikërisht bazën. Dhe kjo do të thotë që e ardhmja e vendit varet nga kjo. Kjo përfshin fusha si reforma elektorale, reforma gjyqësore, dhe një numër fushash të tjera. Nëse nuk ka një marrëveshje të përgjithshme për këtë, atëherë s’do të funksionojë. Është shumë e thjeshtë. Fakti që qeveria ka punuar me opozitën, dhe opozita ka qenë e lumtur të punojë me qeverinë, është diçka e mirë. E di që ka parti që ankohen. Nëse besojnë vërtet kështu, nëse mendojnë se kjo i dëmton, kanë çdo të drejtë të ankohen. Por, e vërteta është se për të ecur përpara një shtet duhet të ketë konsensusin më të gjerë të mundshëm, por jo total, sepse është shumë i vështirë për t`u realizuar.
A mendoni se raportet individuale mes drejtuesve të institucioneve ndikojnë pozitivisht apo në shumë raste negativisht në konsolidimin e institucioneve që ata përfaqësojnë?
Mendoj se gjëja më e rëndësishme janë institucionet. Mendoj se një nga problemet me Shqipërinë është se ka shumë përqendrim tek personalitetet. Kur flasim për institucionet, apo për politikën, le të largohemi nga diskutimi i personaliteteve. Po, personalitet do të luajnë rolin e tyre, dhe publiku do të pëlqejë disa më shumë se disa të tjerë. Por e rëndësishmja është të bësh institucionet e duhura, dhe politikat e duhur.
Në këtë rast parlamenti krijoi një tjetër mekanizëm për skanimin e kandidaturave të Presidentit. Është ky një zhvillim i shëndetshëm nga këndvështrimi juaj apo ishte thjesht një ndërhyrje e parlamentit në raportet me Presidentin që vazhdojnë të mos jenë të mira?
Vende të ndryshme kanë mënyra të ndryshme për t`i bërë gjërat. Ne nuk kemi këto lloj politikash në Mbretërinë e Bashkuar, disa vende si tjera, SHBA-ja ka një procedurë ndërhyrëse në përcaktimin e emërimeve publike nga Kongresi. I takon Shqipërisë të vendosë. Nëse do që të sigurojë që figurat e zgjedhura do të jenë të pranueshme. Ku do ta vendosësh kufirin, midis ndërhyrjes mes parlamentit dhe sistemit gjyqësor. Ne besojmë se pavarësia e institucioneve publike është shumë e rëndësishme. Është e gabuar që një institucion të sundojë një tjetër. Qeveria s’duhet të dominojë, parlamenti s’duhet të jetë dominues. Është një çështje kontrollesh dhe ekuilibrash. Është e rëndësishme që t’i bësh si duhet këto kontrolle dhe ruajtje ekuilibrash. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë, problemi është se nëse një organizatë ose institucion e bën këtë, atëherë shkojmë drejt rrugës së diktaturës. Dhe, diktatura, është diçka për të cilën Shqipëria di gjithçka, dhe s’mendoj se njerëzit duan të shkojnë në atë rrugë.Pra, është shumë e rëndësishme që të realizohet si duhet pavarësia e institucioneve.
Ju ngritët një element mjaft të rëndësishëm. Është ngritur ky shqetësim pra që raporti kontroll-balancë është dëmtuar. Ku vendoset kjo linjë demarkacioni mes kontroll - balancës dhe kontroll-kontrollit ?
Mendoj se kjo varet nga vetë shqiptarët, që të vendosin se ku të vendosin kufirin, por është shumë e rëndësishme të kenë kontroll dhe ekuilibrim. Nuk ka rëndësi që të diskutosh sesi ta bësh, vetëm nëse bini dakord që është diçka që ke për qëllim ta bësh. Atëherë, bie dakord sesi ta bësh,sigurisht nuk flet vetëm për gjyqësorin, s’po flet vetëm për zyrën e prokurorit të përgjithshëm. Po flet për shumë gjëra. Njëra nga gjërat që më shqetëson mua është administrata publike. Shërbimi publik. Shërbimi publik në Shqipërishumë i politizuar, kjo është shumë e gabuar. Sepse nëse administrata publike është e depolitizuar nuk kenindryshuar një numër të madh njerëzish, kur vjen një qeveri e re, ose ndonjëherë kur vjen një ministër i ri. Një numër i madh njerëzish pushohen nga puna. Më lejoni t’ju jap një shembull për këtë. Ne e pamë me shumë kujdes se ç’ndodhi në Gërdec. Ka një plan civil emergjencash për Shqipërinë, e dimë këtë sepse qeveria britanike paguan për të. Punuam me UNDP-në për këtë. Dhe u siguruam që të ishte në gjendje të mirë. Por ç’ndodhi kur shpërtheu Gërdeci? Asnjë s’e pa planin e emergjencës civile. Pse? Sepse njerëzit që dinin sesi ta zbatonin atë, ishin larguar. Ishin zëvendësuar të gjithë. Kjo është shumë e gabuar, dhe kjo më zhgënjeu në shumë mënyra. Më zhgënjeu sepse taksapaguesit britanike kanë paguar shumë para dhe iu kushtoi shumë para. Dhe u shpërdoruan. Puna ime është që të sigurohem që paratë e taksapaguesve britanike të mos shkojnë kot. Por gjëja më e rëndësishme është që shqiptarët nuk përfituan nga kjo. Nuk ka rëndësi të kërkosh ndihmë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë nëse s’përdoret për ta. Kjo do të thotë që kur ke një qeveri, atëherë, ata duhet të shfrytëzojnë në përvojën e shërbimit publik. Duhet të jenë në gjendje të thonë: “Shiko, ç’do të bëjmë me këtë situatë të veçantë?”Dhe i takon shërbimit publik t’i thonë ministrit,këto janë mundësitë, këto janë avantazhet dhe disavantazhet. Vendos ti, sepse ministri është njeriu që vendos. Ai është njeriu i zgjedhur që i pëlqen të bëjë kështu. I takon atij që të vendosë. Por e rëndësishmja është që një organizatë e pavarur është në gjendje të paraqesë idetë. Kjo është ajo që kërkohet.
Gjithmonë zyra e OSBE-ODIHR-it ka paraqitur lista vërejtjesh dhe sugjerimesh të përsëritura. Duke qenë se Shqipëria është pranuar anëtare e NATO-s në zgjedhjet e 2009-ës do të tolerohen me mangësi?
Mendoj se duke filluar me ftesën e NATO-s, më lejoni që të uroj Shqipërinë për arritjen e kësaj ftese. Mendoj se është shumë e rëndësishme dhe se do ta çojë para Shqipërinë. Dhe sa për standardet dhe komentet e OSBE-së dhe ODIHR-it, po, është e rëndësishme që të mësosh nga gabimet në të kaluarën. ODIHR-i ka dhënë ca rekomandime. Këto rekomandime duhet të shikohen dhe duhet të merren parasysh dhe ligji i ri kodi i ri elektoral duhet t’i ketë parasysh sepse ato janë standardet ndërkombëtare. Dhe nëse standardet janë arritur dhe kodi i ri i përfshin këto, atëherë ajo është rruga e duhur. Mendoj që ajo që s’do Shqipëria është një listë tjetër me të meta në fund të këtyre zgjedhjeve. Mënyra më e mirë për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë, është të pranojnë ndryshimet tani, të sigurohen që kodi i ka në vendin e duhur ato. Kodi i ka parasysh të gjitha standardet ndërkombëtarë dhe të gjithë e dinë se ç’janë. Transparenca është shumë e rëndësishme. Të bësh gjithçka si duhet dhe në vendin e duhur para zgjedhjeve, është një mënyrë për të siguruar që do të jetë një kod i mirë.
Zoti Ambasadori për sa i përket kodit zgjedhor ai duhet të ishte përfunduar brenda muajit shtator, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nga eksperienca gjithçka mbetet për minutën e fundit. Cili do të ishte mesazhi juaj?
Mesazhi im është: “Ecni para, ju lutem. Sa më shpejt që të jetë e mundur’’. Dua të them, këto janë zgjedhje që do të mbahen në qershorin e vitit tjetër, siç është sugjeruar. Vetëm nëse kodi është paraqitur sa më shpejt që të jetë e mundur, do të jetë e vështirë që të sigurosh të gjithë se çfarë përmban, cilat janë sistemet, dhe ta çosh para. Mendoj, sa më shpejt aq më mirë. Duhet të ketë marrëveshje, por duhet të ketë marrëveshje të mirë. Por duhet të ecë para tani, nuk pranohet më ta lënë për në çastin e fundit. Tani Shqipëria ka arritur në atë fazë, ku duhet të marrë vendime shumë kohë më parë dhe të sigurojë që procesi është vendosur kohë më parë. Një nga mangësitë thelbësore të zgjedhjeve ka qenë mungesa e infrastrukturës zgjedhore; kartat e identitetit, pasaportat biometrike, lista e votuesve etj.
Zoti Ambasador të kalojmë tek një prej zhvillimeve më të rëndësishme në Shqipëri, Tragjedia e Gërdecit. Si e lexoni ju atë çka ndodhi në Gërdec?
Është një tragjedi njerëzore. 26 vetë humbën jetën. Qindra të tjerë u plagosen. Mesa kuptoj unë kjo ishte diçka që mund të shmangej. Këtë e kanë ndjerë në mënyrë të veçantë njerëzit, të afërmit e viktimave. Të gjithë shqiptarët e ndjejnë. Ka shumë pyetje: Si ndodhi ngjarja? Kush janë përgjegjësit? Për të gjitha këto duhet hetuar në mënyrë të detajuar. Deri tani duket se organi i akuzës ka bërë një punë të mirë. Vetëm me anë të hetimit do të marrin përgjigje pyetjet: Çfarë nuk shkoi? Kur shkuan keq gjërat? Përse dështoi? Kush ishte përgjegjësi? A ishte një gabim njerëzor apo kishte korrupsion? Kjo duhet përcaktuar në përputhje meligjin. Kjo është thelbësore dhe duhet të dalë në dritë nga mbështetja e të gjithëve dhe në mënyrë krejtësisht të pavarur. Pasi ndërhyrjet e kujtdo qoftë, janë krejtësisht të papranueshme.
Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë. Humbi jetën një prej dëshmitarëve kryesorë të aferës së armëve që upolitizua me shpejtësi. Sërish ju do mendoni që duhet pritur rezultati i hetimeve?
Po, besoj që po! Sepse çdo gjë e këtij lloji sjell me vete një shqetësim. Sepse ai ishte dëshmitar i ngjarjes. Është një ngjarje e trishtuar. Dëshmitari humbi jetën dhe mbi këtë duhet hetuar në mënyrë të detajuar. Mesa kuptoj unë hetimet vazhdojnë dhe duhet të vazhdojnë. Kështu do të vërtetohet në ishte një aksident apo diçka tjetër.
Zoti Ambasador. Diskutuam për jetën politike dhe për klimën e përgjithshme në Shqipëri. Përse kompanitë e fuqishme britanike ende hezitojnë të investojnë masivisht në ekonominë shqiptare?.
Këtë pyetje ma bëjnë gjithnjë. Përgjigja e vërtetë është se situata aktuale në Shqipëri ende nuk është aq joshëse sa duhet për investime. Ka disa arsye për këtë. E para është e drejta e pronës që duhet të jetë shumë e qartë, para se të ketë investime në vend. Turizmi është një fushë për të cilën flasin të gjithë. Nëse t’i do të ngresh një hotel duhet të dish kujt i përket toka. A do të mund ta ble apo ta marr me qira? Nëse nuk e arrin këtë, s`do të mund ta ngresh. E dyta, sistemi ligjor. Nëse unë do të investoj në Shqipëri dhe për një arsye më duhet të shkoj në gjykatë, a do jetë neutrale gjykata? A do të jetë vendimi i marrë në mënyrë të drejtë dhe i zbatueshëm?
Për personalitete në vend
Mendoj se gjëja më e rëndësishme janë institucionet. Mendoj se një nga problemet me Shqipërinë është se ka shumë përqendrim tek personalitetet. Kur flasim për institucionet, apo për politikën, le të largohemi nga diskutimi i personaliteteve. Po, personalitet do të luajnë rolin e tyre, dhe publiku do të pëlqejë disa më shumë se disa të tjerë. Por e rëndësishmja është të bësh institucionet e duhura, dhe politikat e duhur.
Për pavarësinë e institucioneve
Ne besojmë se pavarësia e institucioneve publike është shumë e rëndësishme. Është e gabuar që një institucion të sundojë një tjetër. Qeveria s’duhet të dominojë, parlamenti s’duhet të jetë dominues. Është një çështje kontrollesh dhe ekuilibrash. Është e rëndësishme që t’i bësh si duhet këto kontrolle dhe ruajtje ekuilibrash.
Për rokadën në administratë
Ka një plan civil emergjencash për Shqipërinë, e dimë këtë sepse qeveria britanike paguan për të. Punuam me UNDP-në për këtë. Dhe u siguruam që të ishte në gjendje të mirë. Por ç’ndodhi kur shpërtheu Gërdeci? Asnjë s’e pa planin e emergjencës civile. Pse? Sepse njerëzit që dinin sesi ta zbatonin atë, ishin larguar. Ishin zëvendësuar të gjithë. Kjo është shumë e gabuar, dhe kjo më zhgënjeu në shumë mënyra. Më zhgënjeu sepse taksapaguesit britanike kanë paguar shumë para dhe iu kushtoi shumë para.
Për rekomandimet e ODHIR
ODIHR-i ka dhënë ca rekomandime. Këto rekomandime duhet të shikohen dhe duhet të merren parasysh dhe ligji i ri kodi i ri elektoral duhet t’i ketë parasysh sepse ato janë standardet ndërkombëtare. Dhe nëse standardet janë arritur dhe kodi i ri i përfshin këto, atëherë ajo është rruga e duhur. Mendoj që ajo që s’do Shqipëria është një listë tjetër me të meta në fund të këtyre zgjedhjeve