E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën me armë klandestinët, një në pranga

Gjirokastër- Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, nën akuzën e grabitjes me maska të klandestinëve.

Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se i arrestuari është shtetasi Alban Meçe, i datëlindjes 1985, lindur dhe banues në fshat Memaliaj të rrethit Tepelenë.

“Ky shtetasnë bashkëpunim me shtetasin Arseni Hasani, i datëlindjes 1981, lindur dhe banues në Fshat Memaliaj të rrethit Tepelenë, (i dënuar më parë me 17 vjet heqie lirie për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, i cili ishte i shpallur në kërkim më datën 31.06.2006,), në data dhe kohë të ndryshme, në të njëjtin vend, kanë dalë me maska dhe me armë në vijën e gjelbër të kufirit me Greqinë mbifshatinDritë të rrethit Gjirokastër”- thanë burimet policore.

Sipas tyre, një grabitje është bërë në vendin e quajtur Përroi i Katundës mbi fshatin Dritë, tek vija e kufirit me Greqinë, kanë vjedhur me armë 4 shtetas nga rrethi i Tepelenës, ku u kanë vjedhur ushqimet dhe paketat me cigare.

Vetëm një ditë në parë, në vendin e quajtur Përroi i Katundës mbi fshatin Dritë, tek vija e kufirit me Greqinë, kanë vjedhur 4 shtetas të tjerë po nga rrethi i Tepelenës, ku u kanë vjedhur 440 Euro dhe 2 aparate celulari.

“Viktima” të grabitjes së tyre kanë rënë edhe 3 shtetas italianë, të cilët janë bastisur në vendin e quajtur Përroi i Katundës mbi fshatin Dritë. Pas tyre, në të njëjtin vend kanë grabitur 3 mallakastriotë.

Mbas denoncimit që kanë bërë në Stacionin e Policisë Kakavije,të gjithë personat e dëmtuar janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , ku pas një pune të mirfilltë profesionaletë bërë ngaSpecilaistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Polciisë së Qarkut Gjirpkastër u arrit të evidentoheshin autorët e këtyre vjedhjeve dhe menjëherëu organizua puna për kapjen e tyre.

“Pas kërkimeve u arrestua Alban Mece, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë prej 300 Eurosh , 2 varëse floriri, ndërsa në vendin ku kishin bërë vjedhjet u gjetën 2 çanta, të cilat u përkisnin 2 autorëve, ku brenda këtyre çantave u gjetën dhe u sekuestruan 5 aparate celularësh.

Të gjitha sendet e sekuestrauara u përkisnin të dëmtuarëve , kjo u vërtetua nga paraqitja për njohje që ju bë këtyre sendeve nga ana e posedeuesve të tyre. Efektivët po punojnë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit Arseni Hasani , i cili është larguar në drejtim të tokës Greke, ku ka marrë me vete dhe armën e zjarrit që përdorën për vjedhje, e cila nga hetimet rezultoi se ishte një armë zjarri e tipit pistoletë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›