E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinastia e Vezirëve të mëdhenj shqiptarë në Perandorinë Osmane

Që nga momenti i emërimit
të Mehmetit në funksionin
e Vezirit të Madh dhe gjithë
periudha e qeverisjes përmbi
gjysmëshekullore pre j
Qyprilinjve të Perandorisë Osmane,
konsiderohet tanimë prej të gjithë
politologëve, kritikëve dhe studiuesve të
historisë si periudha e një qeverisjeje të
qëndrueshme, periudha e rivendosjes
së prestigjit dhe autoritetit shtetëror,
periudha që ktheu kohën e artë dhe të
lavdisë, e cila kish filluar të venitej që
prej shekullit XVI për këtë perandori.
Duke iu referuar dekadave që
paraprinë ngjitjen në pushtet të kësaj
dere shqiptarësh nga Berati, kushteve
të vështira që kalonte Perandoria
Osmane në fundin e shekullit XVI dhe
fillim të shekullit XVII, duket se ato
karakterizoheshin nga:
- Lëkundja e thellë e autoritetit
qendror perandorak, dobësimi i bazës
së shtetit osman nëpër provincat
(pashallëqet) e afërta dhe të largëta...
- Zvetënimi i drejtimit që shfaqej me
mungesën e aftësisë dhe rreptësisë për
shkak të zëvendësimit të drejtuesve nga
jeniçerë të dhunshëm dhe grupe piratësh
pa autoritet dhe aftësi drejtuese.
- Indiferenca ndaj problemeve të
rënda ekonomike, siç qenë çështjet
financiare dhe inflacioni galopant i
monedhës vendase.
- Korrupsioni në mjediset juridike (ajo
që ne i themi sot korrupsioni në drejtësi)
dhe në administratë.
- Dhënia e timareve jo ushtarakëve,
që ishin shtylla bazë e funksionimit
dhe gjallimit të kësaj perandorie, si dhe
dhurimet e tyre të përkëdhelurve të
pushtetit.
- Dobësimi i autoritetit të jeniçerëve.
- Rebelimi për herë të parë i tregtarëve
vendas kundër autoritetit qendror.
- Rënia e interesit për rrugët e njohura
tregtare, që kalonin nëpër territorin e
perandorisë dhe që lidhnin Evropën me
Azinë dhe zëvendësimi i tyre me rrugët
detare.
- Përballimi i fronteve të panumërta të
luftërave në Evropë kundër austriakëve,
polakëve, gjermanëve dhe koalicioneve
të tjera hungareze e serbe, frontet në
Azi kundër kazakëve, rusëve, azervëve,
iranianëve, afganëve etj...
- Mediokriteti i sulltanëve të fundit etj.
Të gjitha këto arsye, si dhe të tjera
shkaqe në radhë me to,
e kishin shpënë Perandorinë Osmane,
në mesin e shekullit XVII, në një moment
dramatik, krize të thellë me pasoja të
rënda dhe pse jo të pariparueshme...
Pikërisht në këto çaste të rënda dhe
krizash të thella, në momentet e humbjes
së besimit dhe të amullisë së drejtimit,
pikërisht në mesin e shekullit XVII,
emërimi i Mehmet Qypriliut si Vezir i
Madh shënon periudhën e kthesës së
madhe në rrjedhat politike, ekonomike
dhe ushtarake të kësaj Perandorie.
(Robert Mantran, "Historia e
Perandorisë Osmane", Dituria, 2004,
f.235)
Nga burime zyrtare osmane dhe
studime të autorëve të specializuar në
këto fusha, pohohet dhe nënvizohet në
mënyrë unanime se Mehmet Qypriliu
rridhte nga një familje fisnikësh
shqiptarë të krishterë nga Berati, e cila
kishte emigruar dhe qe vendosur në
zonën e Edrenese, afër Merzifonit, në
qytetin Qëpry, në territoret që kufi zohen
me Bullgarinë nga veriu dhe Greqinë nga
perëndimi. Nga vendvendosja e kësaj
familjeje emigrante ata morën edhe
mbiemrin e njohur Qyprili (siç dihet,
për nder të famës që pinjollët e kësaj
familjeje fi tuan në karrierën politike dhe
ushtarake, sot ky qytet quhet Vezirqëpry).
Në këto territore ka edhe vendosje të
tjera emigrantësh shqiptarë, por ky
fenomen dhe këto territore janë ende të
pastudiuara...
(Nga burime osmane, National
Master - Enciclopedia - Kara Mustafa)
Që në moshë të vogël ai kreu shërbime
të ndryshme në Saraj, vend ku u lidh me
Husrev Pashë Boshnjakun, i cili më pas
u caktua Vezir i Madh. Mehmeti pati
një kreshendo në hierarkinë politike
të vendit, pasi kishte kryer me sukses
një numër detyrash dhe funksionesh
në radhët e ushtrisë, administratës
qendrore dhe deri guvernator i Tripolit.
Ishte Valide Sulltane që ndërhyri
për emërimin e tij në funksionin e
Vezirit të Madh, më 15 shtator 1656.
Mehmet Qypriliu e pranoi këtë detyrë
me kushtin që të merrte funksionet,
të drejtat dhe autoritetet maksimale
ligjore, të cilat e bënin atë si Vezir të
Madh, "të gjithëfuqishëm".
MEHMET QYPRILIU
(1656-1661)
Ishte viti 1656 kur frenat e vërteta
të pushtetit në Perandorinë Osmane
i mori Mehmet Qypriliu (duke lënë
vetëm nën hijen e fronit mbretëror
Sulltanin). Pushteti i tij zgjati deri më
1661. Mandej, këtë funksion e mori i
biri i tij, Fazil Ahmet Pashë Qypriliu,
ose Qyprilizadeja, i cili qëndroi në këtë
fron për gati 15 vite, prej vitit 1661, deri
në vitin 1676. Pastaj është dhëndri i
tij, Kara Mustafa Pashë Merzifonuliu,
i cili ushtroi funksionin e Vezirit të
Madh prej vitit 1676, deri në vitin 1683,
vezirati i të cilit përfundoi në mënyrë
tragjike pas dështimit të rrethimit të
Vjenës.
* * *
Duke folur për të parin e kësaj dere
shqiptarësh në fronin e Vezirit të Madh,
Mehmetin, është e çuditshme dhe
gati paradoksale kur dëgjon faktin se
ky burrë ishte në moshë të thyer, mbi
shtatëdhjetë vjeç, kur mori funksionin
dhe detyrën e rëndë dhe të vështirë.
(Nëse do ta njehsonim nga vlerat dhe
të drejtat politike-juridike-ligjore,
ky funksion balancohet me shefin e
ekzekutivit, apo me Kryeministrin
e vendit, bile me të drejta më të
zgjeruara).
Ai kishte aq vite në shpinë, saqë
zakonisht njerëzit e asaj moshe
mendojnë se është momenti optimal
për t‘iu larguar pretendimeve për
karrierë dhe arrivizëm politik për ofiqe
dhe lavdi. Është koha e një piku kur
çdokush do të mendonte të shkonte
qetë-qetë drejt portës së rehatshme
dhe pa andralla të pleqërisë.
Por, duket që ky burrë, Mehmeti,
ka qenë farë e një karakteri të fortë,
vital dhe me energji të veçanta, me
ëndrra të veçanta për të realizuar
misione të mëdha. E themi këtë, pasi
siç shprehet Robert Martram ("Historia
e Perandorisë Osmane", f.220), një
historian i njohur i Perandorisë
Osmane, "duhet të vinte në fuqi një
Vezir i Madh si Mehmet Qypriliu (1656),
që shteti osman të njihte gjatë njëzet
viteve një ripërtëritje të dukshme, e
cila fatkeqësisht u njollos nga humbjet
e luftërave në fund të shekullit XVII
(siç qenë dështimi në rrethinat e
Vjenës në vitin 1863, përparimet e
rusëve në Ukrainë dhe në Krime), të
cilat e shpunë Turqinë në vitin 1699 te
Traktati i Karlovacit, i pari traktat që
u nënshkrua nga osmanët jo në dobi
të tyre".
Veç reformave të thella dhe
kurajoze për konsolidimin e pushtetit,
rivendosjen e stabilitetit dhe autoritetit
politik të Perandorisë, Mehmeti riktheu
vëmendjen në rritjen e fuqisë dhe
potencialit ushtarak osman. I takon
pikërisht këtij njeriu merita e fitoreve të
mëdha e të njëpasnjëshme ushtarake,
të cilat kthyen besimin e hegjemonisë
ekspansioniste perandorake. Në
radhën e fushatave të bujshme që
ndërmori, drejtoi dhe fitoi Mehmeti,
ishte rimarrja mbas betejave të njohura
si Tenedos dhe Limnosit, nga duart
e Republikës se Shën Markut, pra
venedikasve.
Fitoret detare mbi venecianët në
korrik 1657 dhe veçmas rimarrja e
dy ishujve në hyrje të ngushticës së
Bosforit, në shtator të vitit 1657, i
riktheu Perandorisë një pozicion të
rëndësishëm, strategjik kyç, që në të
kundërt do t‘i kishte kushtuar asaj mjaft
shtrenjtë, pasi në këtë mënyrë fuqia
perëndimore mund realizonte kundër
Stambollit një bllokadë ekonomike
me rrjedhoja të paparashikuara. Ndër
pasojat e pritshme nga bllokimi i
hyrjes së Bosforit ishte ndërprerja e
furnizimit të Stambollit e më gjerë
me ushqime, drithëra dhe kërcënimi
eventual nga zija e bukës. Situata të
tilla mund të krijonin dhe favorizonin
kushte për revolta dhe kryengritje të
brendshme, të cilat pa asnjë mëdyshje
do të tronditnin seriozisht Portën dhe
vetë Perandorinë.
Sigurimi i ngushticave, vendkalimeve
të lira dhe të rëndësishme detare i
dha mundësi Mehmetit t‘u rikthehej
problemeve të brendshme. Ndëshkoi
në mënyrë të menjëhershme kadizadët,
që ishin ekstremistë fetarë. Dënoi me
vdekje gjeneralin Ahmet Pashë Abaza,
i cili qe ngarkuar për të mbrojtur bazën
e rëndësishme detare të ishullit të
Tenedos dhe që ua kishte dorëzuar atë
venedikasve. U kthye dhe shtypi një
kryengritje të spahinjve dhe i spastroi
radhët e tyre nga kundërshtarët
konspirativë.
Në vitin 1658, me gjithë moshën
e tij të thyer, Mehmeti iu drejtua me
një ushtri numeroze Transilvanisë, ku
Princi i saj, George II Rakozi (Rakozi ishte
sundimtar hungarez i Transilvanisë. Në
vitin 1649 lidhi aleancë me kozakun
Bogdan Khmelinski dhe gospodarin e
Moldavisë, si dhe atë të Vllahisë, Vasile
Lupu dhe Matei Basarab. Në aleancë
edhe me Karlin X Gustav të Suedisë,
ai zgjeroi pushtetin e tij duke marrë
territoret e Polonisë, Krakovin dhe
Varshavën... Por, në momentin që kjo
aleancë u shthur, ëndrrat e tij për të
marrë fronin e Polonisë u shpërbënë...
Në momentin e përshtatshëm, në
janar të vitit 1659, forcat osmane qenë
drejtuar kundër tij dhe e kishin thyer
kryengritësin. Por, ai ishte rikthyer,
grupuar dhe rebeluar përsëri, gjersa në
maj të vitit 1660, forca të komanduara
nga Veziri i Madh qenë ndeshur në një
betejë të ashpër, ku kryengritësit u
thyen keq, Rakozi u plagos rëndë dhe
nga plagët pak ditë më vonë vdiq),
kishte arritur fitore të bujshme duke
marrë nën kontroll tërë territoret dhe
krahinat e kësaj shtrirjeje gjeografike.
Në betejën e përgjakshme, forcat
osmane të komanduara nga Mehmeti
korrën një fitore të bujshme dhe kthyen
në fron Akos Barksain. ("Otoman
Empire", f.774)
Pasi siguroi kufijtë veriorë evropianë
dhe vendosi stabilitetin e nevojshëm
mbi to, Mehmeti iu drejtua me forca të
shumta një kryengritjeje të fuqishme
të himarjotëve, të cilët ishin rebeluar
kundër masave të ashpra dhe qëndrimit
të rreptë të Qypriliut.
Kryengritësit e udhëhequr nga Kara
Hasan Pasha Abaza përparuan me
shpejtësi deri në Anadollin Perëndimor
dhe synimi i tyre ishte të vrisnin
Vezirin e Madh. Por, me një kurajë
të pazakontë, Mehmeti veproi me
egërsi kundër tyre, duke çmobilizuar
mijëra spahinj dhe duke dënuar
me vdekje mjaft të tjerë... Numri i
përgjithshëm i të ekzekutuarve, siç
tregojnë statistikat, ishte rreth 4000
vetë.
N ë b e t e j ë n f rontale me të
rebeluarit, në dhjetor të vitit 1658,
ata u thyen keq dhe kryetarët e tyre
u ekzekutuan të gjithë muaj më vonë.
Brenda disa muajve, Mehmeti
mposhti në beteja të ashpra edhe
forcat kryengritëse që kishin fituar
terrene të gjëra në Egjipt dhe Antalia,
në vitin 1659.
Duke iu kthyer anarkisë financiare,
k o r r u p s i o n i t , s h m a n g i e s s ë
detyrimeve, mospagimit të borxheve
të mëdha, Mehmeti rivendosi një
politikë të ashpër dhe kontroll të rreptë
fiskal, duke imponuar rihartimin e të
gjitha evidencave të falsifikuara të
të pasurve dhe rikthimin në arkën
e shtetit të borxheve financiare,
si dhe ndëshkimin e tregtarëve të
privilegjuar nga administrata e lartë
shtetërore, për shkak të lidhjeve që
ata kishin me ta.
Veziri i Madh ndërmori gjithashtu
një fushatë radikale për ndëshkimin e
mashtruesve dhe detyroi mbledhësit
e tatimeve dhe zeametët të ribënin
evidenca të sakta të detyrimeve të
falsifikuara. Si rezultat i masave
radikale të ndërmarra nga Qypriliu,
taksat dhe tatimet filluan të paguheshin
me korrektësi, aq sa brenda një kohe
të shkurtër arka e shtetit filloi të
përballojë shpërndarjen në kohë dhe
rregullisht të pagave të ushtrisë dhe,
për herë të parë mbas shumë vitesh, të
ardhurat në buxhetin shtetëror ishin në
baraspeshë me shpenzimet, në masën
593 milionë aspra (Ottoman Empire -
Turky - Mehmet IV, f.437).
Mehmet Qypriliu përmendet
gjithashtu edhe për faktin se në vitet
që ai drejtoi Perandorinë, ndoshta ishte
i pari, dhe pse jo ndër më të dalluarit,
në mbështetjen që u dha krijuesve,
shkrimtarëve dhe njerëzve të letrave, aq
sa nga personalitetet e njohura të kësaj
fushe, Naima-ja e përmend veçmas
për këtë kontribut ( J.A.R. Mariot,
"The Eastern Question - An Historical
Study of Europian Diplomacy", Oxford
University, Clarendom, 1919, f.95-115).
Por, padyshim në vitet e karrierës
së tij nuk duhen anashkaluar edhe një
numër aktesh që errësojnë figurën e
Mehmetit. Kështu mund të përmenden
ekzekutimet me vdekje që ai urdhëroi
kundër nëpunësve dhe zyrtarëve të
njohur të administratës së tij. Nuk mund
të mos përmenden masat arbitrare që ai
ndërmori kundër tregtarëve francezë,
vetëm për faktin se qeveria e Luigjit XIV
kishte mbështetur venedikasit, nuk
mund të anashkalohet stanjacioni
i operacioneve detare për marrjen
e Kretës prej venecianëve, si dhe
tërheqja e tij nga disa fronte lindore
në përballje me rusët etj.
Por, nëse do të duhej të përkufizonim
dimensionet e veprës së këtij shqiptari,
si i pari i kësaj fare në fronin e Vezirit
të Madh në Perandorinë Osmane,
ndoshta do të shkonte më mirë
përcaktimi që studiuesi Mariot i ka bërë
Qypriliut në veprën e tij, "The Easter
Question...", duke theksuar: "Sukseset
brilante të flotës veneciane kundër
forcave osmane në Egje dhe Mesdhe,
të lidhura këto me degjenerimin dhe
korrupsionin galopant të sulltanëve
dhe administratës osmane në tërësi,
dukej qartë që, në mesin e shekullit
XVI, po kërcënonin me shthurje dhe
shpërbërjen e pashmangshme të tërë
Perandorisë. Ajo kishte arritur kështu
në pikën më të ulët dhe kritike të saj.
Por, tamam në këtë kohë të pashpresë,
në vitin 1656, Perandorisë i rikthehet
një ringjallje e pabesueshme!!!
Kjo ringjallje u dedikohet energjive
vigane dhe të mahnitshme, aftësive
të shkëlqyera të një njeriu të vetëm
- shqiptarit Mehmet Qypriliut... Ai
pranoi të sulmonte me kurajë misionet
e vështira të ngarkuara... me
një kusht: të insistojë se do ta bënte
këtë vetëm duke u investuar me tërë
autoritetin e tij absolut... Kushti i
kërkuar prej tij u pranua! Në këto
rrethana ai u hodh dhe u dedikua i
tëri mbi misionin e tij historik dhe
ja arriti të dalë fitimtar"!!!
( J.A.R. Mar iot; "The Eastern
Question - An Historical Study of
Europian Diplomacy", Oxford
University, Clarendom, 1919, f.95-115)
Mehmeti, ky burrë shteti i shquar,
që u ngjit i pari në fronin e Vezirëve të
Mëdhenj, duke hapur rrugën për një
dinasti të tërë dhe pinjollë të tjerë të
mëvonë shqiptarësh, vdiq pak muaj
pas dorëzimit të detyrës dhe fronit, në
fund të vitit 1661, duke lënë në këtë
detyrë të birin, Ahmet Pashën.
(vijon në numrin e ardhshëm)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›