Zhuljeta "braktis" garën për 70 mijë eurot
Lirita, Zhuljeta, Adelajda dhe
Qetsori kanë zhvilluar betejën
e radhës. Katër banorët, katër
prej konkurrentëve më të fortë
brenda shtëpisë së "Big Brother" kanë
marrë pjesë në sfidën mes njëri-tjetrit.
Me votat e publikut, Zhuljeta është
e treta banore që lë përfundimisht
shtëpinë e "Big Brother 2". Të sfidonte
gjithë konkurrentët e tjerë, ishte motoja
e saj në këtë lojë. Por aventura e saj ka
përfunduar këtu.
Spektaklit të mbrëmshëm në "Top
Channel", kushtuar "Big Brother Albania"
edhe një herë nuk i kanë munguar
emocionet dhe surprizat e mëdha.
Adela-Bjordi, imazhe
ekskluzive nga dhoma e rrëfimit
Arbana lajmëroi dje disa imazhe
ekskluzive nga shtëpia e "Big Brother",
imazhe që na vijnë nga dhoma e rrëfimit.
Janë të përfshirë dy personazhe
të rëndësishme e të përfolura brenda
shtëpisë, Adela dhe Bjordi. Mbrëmjen
e djeshme u shfaqën në ekran, ekskluzivisht
për publikun e "Top Channel",
sekuenca të patransmetuara më parë
nga ditëlindja e Bjordit. Të gjithëve
na kujtohet se Adela vendos t‘i bëjë
një surprizë Bjordit për ditëlindje. Por
ç‘ndodhi gjatë kohës që qëndruan
vetëm në dhomën e rrëfimit? Ndërkaq,
gjatë kësaj jave, ai djaloshi i rritur
në Itali, kishte folur për dy dyer. Ai
deklaronte: "Big Brother"-i im ka dy
dyer". Gjatë mbrëmjes së djeshme ai ka
sqaruar për çfarë e kishte fjalën ndërsa
thoshte atë frazë. Mos ndoshta për dy
vajzat Mesidën dhe Adelën? Gjithashtu,
gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme
Bjordit i është kushtuar edhe një
surprizë nga ana e "Vëllait të Madh".
Arbana ka lajmëruar se për Bjordin ka
mbërritur një tjetër zarf, që kësaj here,
pavarësisht se ai e ka në dorë, do të
ketë mundësi ta hapë vetëm kur "Big
Brother" t‘ia lejojë. Nëse e hap pa marrë
leje, atëherë Bjordi e humbet automatikisht
zarfin bashkë me surprizën që
ai fsheh.
Arjoni, videomesazh
për Roselën
Ndërkaq, edhe për Arjonin është
rezervuar një surprizë prej "Vëllait
të Madh". Arbana nënvizon faktin se
Arjoni ka deklaruar se gjithnjë ka qenë
në vëmendjen e vajzave. Jo më kot, ajo
e pyeti gjatë mbrëmjes së djeshme për
lidhjen e tij me Zhuljetën. Duket se është
krijuar një raport i veçantë mes tyre.
Megjithatë, dihet edhe fakti se Arjonit i
pëlqen të jetë shumë i qartë me vajzat
edhe pse atyre asnjëherë nuk u mjafton
kjo. Arjoni gjithnjë tregohet me shumë
mirësjellje e dashamirësi ndaj femrave,
ndoshta kështu mund të shpjegohet
edhe ky raport që ka nisur mes tij dhe
Zhuljetës. Arbana i ka kërkuar Arjonit
të komentojë disa fotografi ku ai shfaqet
së bashku me Roselën, ish të dashurën e
tij. Në dhomën e rrëfimit ai realizon një
mesazh të cilin më vonë, Vëllai i Madh ka
menduar t‘ia dorëzojë Roselës në Itali.
Adi dhe surpriza prej nipit
Adi është një tjetër personazh i
spektaklit të djeshëm të "Big Brother"
në "Top Channel". Arbana thotë se historia
e tij është gati e trishtueshme. Ai
ka përjetuar momente të gjata vetmie
dhe paqartësie. Njëra prej arsyeve që
dëshironte të hynte në shtëpinë e "Big
Brother" ishte se Adi dëshironte të ndryshonte
imazhin e tij. Arbana nënvizon
se Adi me të vërtetë që ka pasur një
kurajë të admirueshme që në moshën
40-vjeçare të bëhet pjesë e lojës. Ata që e
duan e mbështesin fuqimisht e për këtë
arsye "Big Brother" i ka bërë edhe atij një
surprizë. Arbana e fton Adin të shikojë
në monitorin e sallonit. Nipi i tij, i komunikon
diçka shumë të rëndësishme. Pas
këtij videomesazhi Arbana e lidh Adin
në një komunikim me mikun e tij, Olsi,
i cili ndodhet në studio.
Zgjidhet kryefamiljari i ri
Këtë javë, ndryshe nga java që kaloi,
ishte pikërisht Aida, kryefamiljarja në
fuqi e cila vendosi për kryefamiljarin e
ri. Duke qenë se javën që shkoi ishin vajzat
ato që u favorizuan, "Vëllai i Madh"
kishte vendosur që kësaj here të jetë
një djalë ai që do të drejtojë buxhetin,
me kusht që ai të mos e ketë gëzuar më
parë këtë status.
Prova e javës
Arbana ka bërë të ditur se prova e kësaj
jave ka të bëjë me gjenialitetin duke
pasur parasysh se javën që kaloi, banorët
kanë kryer aktivitete të ndryshme
lidhur me këtë temë. Arbana, u komunikoi
banorëve të shkonin në akuarium.
Aty ata kanë gjetur uniforma ushtarake.
Këto uniforma ishin për Dritanin, i cili
është vendosur të jetë komandanti dhe
Biken, e cila do të jetë asistentja e tij. Në
kutinë postare banorët kanë mundur të
gjejnë udhëzimet përkatëse për provën
e javës. Nata e mbrëmshme ka vijuar me
një darkë me bazë peshku e shoqëruar
me muzikë live.
Qetsori kanë zhvilluar betejën
e radhës. Katër banorët, katër
prej konkurrentëve më të fortë
brenda shtëpisë së "Big Brother" kanë
marrë pjesë në sfidën mes njëri-tjetrit.
Me votat e publikut, Zhuljeta është
e treta banore që lë përfundimisht
shtëpinë e "Big Brother 2". Të sfidonte
gjithë konkurrentët e tjerë, ishte motoja
e saj në këtë lojë. Por aventura e saj ka
përfunduar këtu.
Spektaklit të mbrëmshëm në "Top
Channel", kushtuar "Big Brother Albania"
edhe një herë nuk i kanë munguar
emocionet dhe surprizat e mëdha.
Adela-Bjordi, imazhe
ekskluzive nga dhoma e rrëfimit
Arbana lajmëroi dje disa imazhe
ekskluzive nga shtëpia e "Big Brother",
imazhe që na vijnë nga dhoma e rrëfimit.
Janë të përfshirë dy personazhe
të rëndësishme e të përfolura brenda
shtëpisë, Adela dhe Bjordi. Mbrëmjen
e djeshme u shfaqën në ekran, ekskluzivisht
për publikun e "Top Channel",
sekuenca të patransmetuara më parë
nga ditëlindja e Bjordit. Të gjithëve
na kujtohet se Adela vendos t‘i bëjë
një surprizë Bjordit për ditëlindje. Por
ç‘ndodhi gjatë kohës që qëndruan
vetëm në dhomën e rrëfimit? Ndërkaq,
gjatë kësaj jave, ai djaloshi i rritur
në Itali, kishte folur për dy dyer. Ai
deklaronte: "Big Brother"-i im ka dy
dyer". Gjatë mbrëmjes së djeshme ai ka
sqaruar për çfarë e kishte fjalën ndërsa
thoshte atë frazë. Mos ndoshta për dy
vajzat Mesidën dhe Adelën? Gjithashtu,
gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme
Bjordit i është kushtuar edhe një
surprizë nga ana e "Vëllait të Madh".
Arbana ka lajmëruar se për Bjordin ka
mbërritur një tjetër zarf, që kësaj here,
pavarësisht se ai e ka në dorë, do të
ketë mundësi ta hapë vetëm kur "Big
Brother" t‘ia lejojë. Nëse e hap pa marrë
leje, atëherë Bjordi e humbet automatikisht
zarfin bashkë me surprizën që
ai fsheh.
Arjoni, videomesazh
për Roselën
Ndërkaq, edhe për Arjonin është
rezervuar një surprizë prej "Vëllait
të Madh". Arbana nënvizon faktin se
Arjoni ka deklaruar se gjithnjë ka qenë
në vëmendjen e vajzave. Jo më kot, ajo
e pyeti gjatë mbrëmjes së djeshme për
lidhjen e tij me Zhuljetën. Duket se është
krijuar një raport i veçantë mes tyre.
Megjithatë, dihet edhe fakti se Arjonit i
pëlqen të jetë shumë i qartë me vajzat
edhe pse atyre asnjëherë nuk u mjafton
kjo. Arjoni gjithnjë tregohet me shumë
mirësjellje e dashamirësi ndaj femrave,
ndoshta kështu mund të shpjegohet
edhe ky raport që ka nisur mes tij dhe
Zhuljetës. Arbana i ka kërkuar Arjonit
të komentojë disa fotografi ku ai shfaqet
së bashku me Roselën, ish të dashurën e
tij. Në dhomën e rrëfimit ai realizon një
mesazh të cilin më vonë, Vëllai i Madh ka
menduar t‘ia dorëzojë Roselës në Itali.
Adi dhe surpriza prej nipit
Adi është një tjetër personazh i
spektaklit të djeshëm të "Big Brother"
në "Top Channel". Arbana thotë se historia
e tij është gati e trishtueshme. Ai
ka përjetuar momente të gjata vetmie
dhe paqartësie. Njëra prej arsyeve që
dëshironte të hynte në shtëpinë e "Big
Brother" ishte se Adi dëshironte të ndryshonte
imazhin e tij. Arbana nënvizon
se Adi me të vërtetë që ka pasur një
kurajë të admirueshme që në moshën
40-vjeçare të bëhet pjesë e lojës. Ata që e
duan e mbështesin fuqimisht e për këtë
arsye "Big Brother" i ka bërë edhe atij një
surprizë. Arbana e fton Adin të shikojë
në monitorin e sallonit. Nipi i tij, i komunikon
diçka shumë të rëndësishme. Pas
këtij videomesazhi Arbana e lidh Adin
në një komunikim me mikun e tij, Olsi,
i cili ndodhet në studio.
Zgjidhet kryefamiljari i ri
Këtë javë, ndryshe nga java që kaloi,
ishte pikërisht Aida, kryefamiljarja në
fuqi e cila vendosi për kryefamiljarin e
ri. Duke qenë se javën që shkoi ishin vajzat
ato që u favorizuan, "Vëllai i Madh"
kishte vendosur që kësaj here të jetë
një djalë ai që do të drejtojë buxhetin,
me kusht që ai të mos e ketë gëzuar më
parë këtë status.
Prova e javës
Arbana ka bërë të ditur se prova e kësaj
jave ka të bëjë me gjenialitetin duke
pasur parasysh se javën që kaloi, banorët
kanë kryer aktivitete të ndryshme
lidhur me këtë temë. Arbana, u komunikoi
banorëve të shkonin në akuarium.
Aty ata kanë gjetur uniforma ushtarake.
Këto uniforma ishin për Dritanin, i cili
është vendosur të jetë komandanti dhe
Biken, e cila do të jetë asistentja e tij. Në
kutinë postare banorët kanë mundur të
gjejnë udhëzimet përkatëse për provën
e javës. Nata e mbrëmshme ka vijuar me
një darkë me bazë peshku e shoqëruar
me muzikë live.