E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merret peng dhe përdhunohet 19-vjeçarja

Eshtë marrë peng në mes
të ditës, është përdhunuar
në një hotel, ndërkohë
që policia ende nuk ka
mundur ta dokumentojë këtë ngjarje
dhe të arrestojë autorin. Ngjarja
e rëndë ka ndodhur në mes të
Tiranës, ku sipas denoncimit të 19-
vjeçares së dhunuar, personi ka
qenë duke udhëtuar me një mjet,
kur e ka futur me forcë brenda dhe
ka bërë me të çka dashur. Policia e
kryeqytetit bëri të ditur se kjo ngjarje
e rëndë është denoncuar dy
ditë më parë, ndërkohë që ka nisur
puna për kapjen e autorit.
Vajza e re, e cila është studente
e vitit të parë në shkollën e lartë,
është paraqitur në Komisariatin e
Policisë Nr. 2 dy ditë më parë. Rreth
orës 08.30 minuta, e veshur
thjesht, e tmerruar dhe me lot në
sy, ajo është paraqitur para derës
së Komisariatit, ku oficeri roje e ka
pyetur se çfarë kërkonte. "Dua të
kontaktoj me ndonjë shef policie",
është shprehur ajo me gjysmë zëri,
ndërsa dihaste nga trauma që
kishte kaluar. Menjëherë policia
është vënë në dispozicion të saj,
duke e pyetur se për çfarë kërkonte
ndihmë nga policia. E në këto
kushte, pasi ajo është qetësuar, ka
treguar se e kishin marrë peng dhe
e kishin përdhunuar.
Ajo ka rrëfyer se disa ditë më
parë, pikërisht më datë 10 mars, ka
qenë duke ecur në rrugën "Ylbere
Bylykbashi", kur një makinë, tipi i
së cilës nuk deklarohet nga policia
për arsye hetimore, i ka ndaluar
para këmbëve dhe ka filluar ta
ngacmojë. Duke dashur të vazhdojë
rrugën, vajza 19-vjeçare, me
iniciale K. A., i ka kërkuar ta linte të
qetë, por kjo e ka nevrikosur edhe
më shumë agresorin, ende të
paidentifikuar. Në këto kushte, ai
ka zbritur me nerva, e ka kapur me
forcë për krahu, ndërkohë që
askush nuk kalonte në rrugë, ia ka
kërcitur me pëllëmbë fytyrës dhe
e ka futur në makinë. Vajza e re ka
treguar se në ato çaste ka humbur
ndjenjat dhe e ka parë veten në një
hotel, që nuk ka ditur të tregojë
ekzaktësisht vendndodhjen.
Aty, ajo është përdhunuar disa
herë nga agresori, ndërkohë që më
pas e kanë lënë sërish të lirë, duke
e çuar me makinë, pikërisht ku e
ka marrë. Megjithatë, vajza e re ka
mundur të ruajë pak qetësi në ato
momente të vështira dhe të mbajë
në mendje një imazh të tij. Pas
kësaj ngjarjeje, ajo ka shkuar në
shtëpi, duke u ndjerë fajtore për
çfarë i kishte ndodhur dhe nuk ka
dashur të denoncojë në polici. Por,
me kalimin e ditëve, është ndjerë
më e qetë dhe ka vendosur të denoncojë
në polici, me shpresën se
uniformat blu do e arrestojnë agresorin
e saj dhe do e dërgojnë para
drejtësisë.
Grupi hetimor, pasi ka dëgjuar
dëshminë rrëqethëse të adoleshentes,
ka ndërtuar një identikit të
agresorit të saj, që vajza mendon
se ishte pronari i hotelit, ku është
përdhunuar, pavarësisht se nuk
ka ditur të tregojë vendin. Më pas,
hetimet i kanë kaluar seksionit
kundër krimeve seksuale dhe lirisë
së personit, i cili që prej tri ditësh
po merret me dokumentimin e
plotë të kësaj vepre penale. Sipas
policisë, është identifikuar një i
dyshuar për këtë ngjarje, por ende
nuk ka prova për arrestimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›