Trajneri i ri, në fund të vitit
Argjentina
Pas lamtumirës së papritur të Diego Armando Maradonës nga Kombëtarja e Argjentinës, trajneri i ri mësohet se do të emërohet në fund të vitit. Këtë e ka thënë zëvendëspresidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) Huan Karlos Krespi, i cili e ka përkufizuar më pas “një figurë të shëmtuar” përplasjen e ashpër që po ndodh këto ditë mes ish-trajnerit Diego Maradona, presidentit të AFA-s Hulio Grondona dhe drejtorit sportiv të kombëtares, Karlos Bilardo. I pyetur në lidhje me mundësinë për të kontaktuar Maradonën për Bokan, Krespi, i cili është zëvendëspresidenti i klubit, u përgjigj: “Kur të mendoj për atë si trajner, firma do të jetë gati”.
#