Dinjo-Çelsi, tërheqje fatale

Fillimi i sezonit në futbollin europian ka hedhur dritë mes të tjerash edhe për vështirësitë e pazakonta që po kalojnë yjet dhe klubet elitare. Nga njëra anë, një shoqëri e tërë si Celsi duhet t'i bëjë ballë rebelimit të senatorëve pas lamtumirës së Mourinjos, por dhe rezultateve të dobëta dhe, nga ana tjetër, Ronaldinjo, i cili është në prishje e sipër me Barcelonën për shkak të ndërhyrjeve në jetën e tij private. Hipotezat për një "martesë" midis dy të "palumturve" duket se mund të shndërrohen në një realitet. Të dyja palët janë në krizë të plotë në pritje për të dalë nga periudha më e errët e viteve të fundit. Ronaldino dhe Celsi po jetojnë "jetë paralle", opake, të zbehta, grindje dhe rezultate që nuk vijnë. Dy fitues të mëdhenj në qendër të ciklonit për motive të ndryshme, por që lidhen së bashku me një operacion në merkato konkretisht të realizueshme, qoftë për dëshirën e brazilianit për të ndryshuar ajër, qoftë për mundësinë ekonomike të Celsit, për ta bërë të vetin fituesin e "Topit të artë". Kriza me Rajkard,që solli edhe mosthirrjen e asit "blaugranas" në ndeshjen e fundit të Barcelonës në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll, zyrtarisht për shkak të një shqetësimi në pulpë, por në fakt si ndëshkim për mënyrën se si po e kalon jetën e tij private braziliani, coi vëllain e Ronaldinjos, njëherësh edhe prokuratori i tij, në terrenin anglez. Jam i sigurt se ekziston një fushatë kundër Ronaldinjos, - tha De Assis, - kam lexuar shumë histori absurde për jetën e tij të natës. Raporti me shoqërinë blaugrana është tashmë në marrëdhënie të errëta, rinovimi i kontratës, që nuk u firmos kurrë, është gjithmonë e më larg dhe interesimi i përhershëm i Milanit e ka bërë të reflektojë Ronaldinjon. Celsi, nga ana e tij, ka shumë për të zgjidhur pas lamtumirës së Mourinjos. Senatorët janë rebeluar me trajnerin e ri Grant dhe Abramovici është në kërkim të një tekniku karizmatik. Arritja e mundshme e një lideri si braziliani mund të zgjidhë në një farë mënyre krizën e identitetit dhe të sjellë një entuziazëm të ri te publiku i "Stemford Brixh". Manjati rus është gati të bëjë ofertën e tij: 70 milionë euro në një pjatë shumë të shijshme dhe të vështirë për t'u refuzuar.