Katanec: S’kam më të mirë se Pollozhani

Seleksionuesi i Maqedonisë, Srecko Katanec ka pohuar për Albania-Sport se edhe përkundër faktit që mesfushori shqiptar i TuS Koblenzit, Artim Pollozhani nuk ka luajtur në ekipin e tij, ai do të ftohet për ndeshjen me Andorrën. "Pollozhanin do ta ftojë edhe përkundër asaj që nuk luan me ekipin e tij. Nuk kemi më të mirë se ai në këtë pozicion. Nëse ka ndonjë tjetër unë menjëherë do ta ftoj", tha Katanec.
Përpjekje të FFM-së për ta prishur tersin e stadiumi të qytetit në Shkup
Katanecit s'i pëlqeu bari në Prilep
Kanë dështuar përpjekjet që të anashkalohet stadiumi i qytetit të Shkupit për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për EURO 2008. Drejtuesit e Federatës kishin menduar që për të prishur tersin që ka kapluar reprezentacionin e Maqedonisë, kur ajo luan në fushë të saj, takimi i radhës kundër Andorrës të zhvillohej në stadiumin e qytetit në Prilep. Për këtë qëllim kryetari i FFM-së, Harallampie Haxhiristevski bashkë me seleksionuesin Srecko Katanec, ditën e premte nga afër kanë parë kushtet që ofron ky stadium. "Nuk më ka pëlqyer bari i fushës. Mundë të luajmë në atë fushë, por nëse rikuperohet, ndryshe nuk i plotëson kushtet për një ndeshje të kombëtares. Kryesia e FFM-së do të vendosë se ku do të luajmë", tha Katanec për Albania-Sport. Pikërisht nga ky mospajtim i Katanecit, kryesia e FFM-së ka vendosur që edhe dy ndeshjet e radhës me Andorrën dhe Kroacinë të luhen në Shkup. "Përfundimisht kemi vendosur që ndeshjet të luhen në Shkup edhe pse kishte disa tentime që të luajmë në Prilep. Atje vetëm fusha e stadiumit nuk bën, kushtet tjera janë të mira. Këtë cikël të kualifikimeve për EURO 2008 do ta përfundojmë në Shkup, kurse për ndeshjet e ardhshme do të mundohemi të sigurojmë kushte më të mira në më shumë qendra", tha kryetari i FFM-së, Haxhiristevki.
Ndryshe, Srecko Katanec si jo më parë është duke qëndruar në Shkup ku shikon nga afër futbollin e Maqedonisë dhe atmosferën që krijohet para takimeve të reprezentacionit. Ndeshjen e radhës kundër Andorrës, Maqedonia do ta luajë në Shkup më 17 tetor, kurse atë kundër Kroacisë me 17 dhjetor. Ballafaqimi me Andorrën vlerësohet i lehtë, kurse nëse fitohet kjo ndeshje, atëherë Maqedonia do të thyejë tersin që e ka kapluar në tri vitet e fundit pa asnjë fitore në fushë të vet.
Reshat Ibrahimi